PJESA E DYTĖ
NJERĖZ TĖ SHQUAR TĖ FTERRĖS
Bezhani ISMAIL ( 1870 – 1964 ) : Veprimtar dhe atdhetar nė shkallė fshati
e krahine, kryeplak i Fterrės
Lindi nė Fterrė. Kreu shkollėn e mesme pėr financė nė Stamboll nė vitin 1898.
Mori pjesė nė pėrpjekjet e bashkėfshtarėve nė luftėn pėr Pavarėsi, pėr mbrotjen e territoreve nga pushtimi grek dhe nė Luftėn
e Vlorės mė 1920. Nė periudhėn e sundimit tė Zogut u pėrndoq dhe u detyrua tė emigronte pėrkohėsisht. Pėr idetė dhe veprimtarinė
e tij atdhetare, nė periudhėn e pushtimit fashist, u internua nė Porto-Palermo. Pėrkrahu familjarisht Luftėn Nacionalēlirimtare.
Pėr shumė vite me radhė ka qenė kryeplak i Fterrės dhe bėnte pjesė,
gjithashtu, nė Pleqėsinė e Kurveleshit tė Poshtėm.
Ėshtė nderuar nga Kuvendi Popullor me medaljen “Pėr veprimtari patriotike”.
¶¶¶
Bazhani Halil Hivzi ( 1877 – 1965 ): Njihet si Hoxhė Bezhani. Ėshtė diplomuar
nė Universitetin e Stambollit pėr drejtėsi fetare e shtetėrore, hoxha i Fterrės, qė, pėr rreth 45 vjet, kreu falas shėrbesat
fetare.
Lindi nė Fterrė. Mbas mėsimeve tė para te hoxha i fshatit, shkon pėr studime tė mėtejshme nė Ēamėri (Filat, Margėllėē
e Paramithi). Prej kėtej shkon nė Stamboll e mbaron Medresenė e lartė. Me konkurs pranohet nė Univesitetin Huk tė Stambollit,
tė cilin e pėrfundon nė vititn 1905 pėr drejtėsi fetare e shtetėrore.
Pas studimeve universitare punon si gjykatės e prokuror nė Vilajetin e Konjės nė Anadoll. Mė pas emėrohet gjykatės e predikues
fetar nė Brusė, Ysqydar, Nish, Manastir e Selanik.
Nė vitin 1909 punon nė Himarė. Gjatė Luftės sė Parė Botėrore lufton pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore shqiptare nga shovenistet
grekė, kapet rob dhe internohet nė ishujt e Greqisė.
Nė vitin 1919 kthehet nė atdhe dhe vendoset ne Fterrė, ku merret me bujqėsi dhe shėrbesat fetare, deri sa vdiq nė vitin
1965.
Ėshtė shquar pėr drejtėsi e korrektėsi tė vaēantė. Shėrbesat fetare i kryente pa shpėrblim. Vlerėsohet si mėsues dhe edukator
i brezit tė rritur tė bashkėfshatarėve.
¶¶¶
Bezhani Hivzi REFIK ( 1917 – 1996 ): Spiker i Radio-Tiranės, veprimtar i dalluar pėr Fterrėn, krijues
e pėrkthyes.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn fillore e kreu nė Fterrė, plotoren nė Berat. Mė 1931
vendoset nė Tiranė, ku nisi studimet nė “Medrese”, tė cilat i vazhdoi deri mė 1936. Mė 1938 regjistrohet nė Liceun
e Shkodrės, qė e mbaroi mė 1940. Po nė kėtė vit emėrohet nė punė nė Drejtorinė e PTT nė Tiranė, ku punoi deri nė Ēlirim. Pėrkrahu
Lėvizjen Nēl. nė Tiranė. Nė Nėntor 1944 fillon punė nė Radio-Tirana, si spiker i saj, ku i jepet rasti tė transmetojė njoftimin:
Ju flet Shqipėria e Lirė !, edhe shqip, edhe italisht. Kėtu punoi deri nė vitin 1962, duke qenė njėherazi dhe nėpunės
nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė PTT, ku punoi deri sa doli nė pension.
Ka shkruar e botuar nė shtypin e kohės shkrime tė tij dhe pėrkthime nga anglishtja e arabishja. Ishte njeri me kulturė tė
gjerė. Megjithėse i larguar nga Fterra, ka qėnė njė nga nxitėsit dhe pėrkrahėsit e djemve fterjotė pėr shkollimin e tyre.
Edhe nė moshėn e pensionit dha njė kontribut tė veēantė pėr rregullimin dhe mirėmbajtjen e xhadesė sė Fterrės.
¶¶¶
Bezhani Ismail NAFIZ (1928 – 2004 ) : Kryetar i Komisionit Shtetėror tė
Kontrollit tė Figurave, anėtar i Gjykatės sė Kasacionit, shkrimtar, avokat.
Lindi nė Fterrė, ku kreu
dhe arsimin fillor. Shkollėn e mesme e kreu nė Tiranė. Ka mbaruar Fakultetin Ekonomik e mė pas atė Juridik nė Universitetin
e Tiranės.
Nė vitin 1943 merr pjesė
nė ēetėn territoriale tė fshatit dhe po kėtė vit inkuadrohet nė Brigadėn e Parė Sulmuese. Nė gusht 1944 ėshtė delegat nė Kongresin
e Parė tė Rinisė Antifashiste nė Helmes tė Skraparit. Pėr kontribut nė luftė ėshtė nderuar me pesė dekorata.
Pas ēlirimit punoi nė dikastere
qendrore dhe mė vonė si gazetar. Manifestonte idera liberale e demokratike dhe pas Konferencės sė Tiranės nė vitin 1956
pėrjashtohet nga Partia si armik i saj.
Pėr njė periudhė tė gjatė
kreu punė tė rėndomta, sepse i ishte ndaluar nėpunėsia. Por u muarr me krijime e pėrkthime, si dhe me studime shkencore, sidomos
nė fushėn e jurispodencės.
Nė vitin 1992 zgjidhet
nga Kuvendi Popullor anėtar i Gjykatės sė Kasacionit. Po kėtė vit merr pjesė nė procesin e 2 prillit, si avokat i familjeve
tė Dėshmorėve tė Demokracisė nė Shkodėr, pėr tė cilin botoi edhe librin “Procesi i shekullit”
Mė 18 gusht 1997 Kuvendi
Popullor e emėron Kryetar tė Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė Figurave, ku dha njė kontribut tė vaēantė.
Mė 1994 botoi librin autobiografik
“I mallkuari o Noes”, ndėrsa nė vitin 2002 e nė vazhdim botoi librin “Mėkatarėt”, nė tre vėllime
dhe mė 2004 librin “Me tė madhin Samėrset Mom”.
¶¶¶
Bezhani Ismail NAIL ( 1925 – 1983 ) : Drejtues administrativ, ka dhėnė kontribut
tė vaēantė pėr vendlindjen.
Ka lindur nė Fterrė. Ka
mbaruar studimet e larta nė fakultetin ekonomik. Ka punuar si kryetar dege pėr ekonomi financė. Ka punuar si drejues nė hidrocentralin
mbi lumin Mat. Ndėersa pėr mbi 20 vjet ka punuar si drejtues, si zv/drejtor i Ndėrmarrjes Nacionale tė Ndėrtimit “21
Dhjetori” Tiranė dhe si Drejtor i Parkut.
Ka
dhėnė njė kontribut tė veēantė nė ndėrtimin e Hidrocentralit tė Fterrės nė vitin 1956 dhe nė mbėshtetjen qė u ka bėrė shumė
bijve tė Fterrės pėr punėsim nė Tiranė.
¶¶¶
Bezhani Nail ILIR ( 1949 ) : Artist teatri dhe filmi, dramaturg cilėsor.
Ka lindur nė Tiranė nė
njė familje fteriote. Mbaroi shkollėn e mesme tė ndertimit dhe nė vitet 1972-76 kreu studimet e larta nė Akademinė e Arteve
nė Tiranė, arti dramatik. U shqua si aktor nė dramat “ Dy krisma nė Paris”, nė teatrin e Fierit, “Shpagimi”nė
teatrin e Elbasanit, “Prometheu”, “Monserat”, “Shtėpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneēes”,
“Pallati 176” nė Teatrin Kombėtar Tiranė, etj.
Ėshtė autor i dramave: “Zoti godet me putėr” ( 1995 ), “Nė katin e dytė ėshtė parajsa” (1996), “Mashtruesit”
(1997). Komedia e tij “Mashtruesit” ėshtė pėrkthyer nė frėngjisht dhe ėshtė vėnė nė skenė nė Paris, ku si autor
vuri nė skenė dhe pjesėn: “Sa mirė bėri qė vdiq”.
Krijimtaria e tij ėshtė cilėsore.
¶¶¶
Bezhani Nedim VEHAP ( 4 prill 1934 – 12 prill 2002 ) : Asistent
Profesor, Doktor i Shekencave nė Gjeologji
Lindi nė Fterrė. Mbas mbarimit
tė shkollės sė mesme politeknike nė Tiranė, punoi pėr disa vjetė nė Mirditė si gjeolog. Nė vitin 1961 pėrfundon Universitetin
e Tiranės dhe deri nė vitin 1968 punon pėrsėri nė Mirditė, nė Rubik, si inxhinier gjeolog. Nga viti 1968 deri nė vitin 1972
e gjejmė nė ndėrmarrjen gjeologjike tė Pukės.
Nga viti 1972 deri nė vitin
2000 kryen detyra tė rendėsishme nė Institutin e Kėrkimeve dhe Projektimeve Gjeologjike nė Tiranė, detyra qė i vazhdoi deri
kur doli nė pension.
Ka kryer shumė studime
e projektime me vlerė nė fushėn e gjeologjisė e veēanėrisht pėr perspektivėn e bakrit nė rrethet e Veriut, i vetėm,
apo me grupe pune tė drejtuar prej tij. Ėshtė bashkėautor nė hartėn gjeologjike dhe atė metalogjenike tė Shqipėrisė,
Nė vitin 1988 merr titullin
“Doktor i Shkencave”, nė vitin 1991 titullin “Mjeshtėr kėrkimesh” dhe vitet e fundit Asistent-Profesor.
¶¶¶
Bezhani Refik EDIP ( 26 korrik 1948 ): Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave
Mjekėsore, pedagog e kirurg.
Lindi nė Fterrė, ku kreu
dhe filloren. Gjimnazin dhe Fakultetin e Mjekėsisė tė UT i pėrfundoi nė Tiranė.
Nė vitin 1972, mbasi u
diplomua si mjek i pėrgjithshėm, fillon specializimin pranė klinikės sė kirurgjisė sė pėrgjithshme, pėr urologji, nė
Spitalin Nr.2 nė Tiranė, qė e pėrfundon nė vitin 1975. Nga ky vit deri nė vitin 1990 punon si specialist urolog dhe kirurg
i pėrgjithshėm nė Poliklinikėn Qendrore tė Tiranės, si dhe nė klinikėn urologjike tė Spitalit Nr. 2 (pėr kirurgjinė ) nė Tiranė
Nė vitin 1990 filloi punėn
si pedagog nė Fakultetin e Mjeksisė nė specialistetin e urologjisė, ku vazhdon tė punojė edhe sot.
Nė vitin 1996 ka mbrojtur
titullin Doktor i Shkencave Mjekėsore, ndėrsa nė vitin 2004 merr titullin Profesor i Asocuar.
Ka kryer disa specializime
brenda e jashtė shtetit, ėshtė pesė herė pjesėmarrės nė seminare ndėrkombėtare nė Austri, ka mbajtur referate
nė seminare e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, si dhe ėshtė bashkėautor nė shumė publikime kombėtae e ndėrkombėtare
Nė vitin 2001 botoi monografinė
: “Morfometria dhe funksioni i veshkės unike”.
¶¶¶
Bezhani Refik HAMLET ( 10 qershor 1940 ): Profesor, Doktor i Shkencave Filologjike,
pedagog pėr gjuhėt gjermane e angleze.
Ka lindur nė Fterrė, ku
mbaroi dhe arsimin fillor. Shkollėn shtatėvjeēare dhe gjimnazin i pėrfundoi nė Tiranė. Nga viti 1958 deri mė 1961 studioi
nė Gjermani nė Universitetin e Laipcigut pėr gjuhė e letėrsi gjermane. Nga viti 1961 deri mė 1964 pėrfundon UT nė degėn
gjuhė e letėrsi angleze e shqipe.
Nga viti 1966 deri mė 2005
punon nė Universitetin e Tiranės, nė katedrėn e gjuhės angleze, si pedagog, shef katedre, zėvendėsdekan pėr anėn shkencore
nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja. Pėr vite me radhė ka drejtuar Kėshillin Shkencor tė Fakultetit Histori-Filologji e
tė Gjuhėve tė Huaja.
Gjatė kėtyre viteve ka
kryer shumė kualifikime pasuniversitare, nė Gjermani, nė Kinė, nė Amerikė, nė Francė etj.
Ka njė veprimtari tė dendur
shkencore e botuese nė fushat pėrkatėse. Ėshtė bashkėautor nė hartimin e Fajalorit Gjermanisht-Shqip nė dy vėllime, me rreth
82.000 fjalė, botuar nė Gjermani. Ka hartuar disa tekste universitare pėr studentėt me mbi 1300 faqe, etj. Kontribut tė vaēantė
ka dhėnė edhe nė fushėn e pėrkthimeve nga gjuha angleze e gjermane, ka hartuar e mbajtur kumtesa e referate shkencore
nė veprimtari brenda e jashtė vendit. Mban titullin Doktor I Shkencave Filologjike.
Nė vitin 1995 merr edhe
titullin “Profesor”.
¶¶¶
Bezhani Refik PETRIT ( 5 janar 1946 ) : Gazetar, studiues e botues librash.
Ka lindur nė Tiranė nė njė familje fteriote. Arsimin tetėvjeēar e tė mesėm i kreu nė Tiranė. Pas mbarimit tė shkollės
sė lartė ka punuar fillimisht si gazetar nė gazetėn “Zėri i rinisė”, mė pas nė Shtėpinė Botuese “8
Nėnotori” dhe pėr njė kohė mė tė gjatė e sot nė Bibliotekėn Kombėtare.
Me bashkėautor ka botuar nė vitet 1970-71 dy vėllimet e para tė serisė sė librave“Yje tė pashuar”, nė vitin 1979
pėrgatiti e botoi librin “kongresi i Parė historik i BRASH-it”, nė vitin 2002 boton me bashkėautor vėllimin e
parė tė bibliografisė “Libra nė gjuhėn shqipe pėr Islamin”, nė vitin 2003 pėrgatit e boton librin “Shaban
Demiri – Gjuha shqipe, probleme dhe disa figura tė shquara tė saj” dhe bibliografinė pėr kėtė personalitet. Nė
vitin 2004, me bashkėautor, boton bibliografinė “Bektashizmi nė Shqipėri”.
Ka veprimtari tė gjerė
botimesh nė organet e shtypit.
Ka kryer kurse specializimi
pasuniversitare nė fushat ku ka punuar.
¶¶¶
Bezhani Nafiz VIRON ( 5 qershor 1958 ) : Mjeshtėr i Merituar i Sportit,
Sekretar i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Mundjes, 13 vjet radhazi kampion kombėtar nė mundje, trajner i ekipit kėmbėtar.
Lindi nė Tiranė nga njė familje fteriote. Shkollimin tetėvjeēar dhe Politeknikumin “7 Nėntori” i mbaroi nė Tiranė.
Mbas mbarimit tė Institutit tė Lartė tė Kulturės Fizike “Vojo Kushi”, deri nė vitin 1994 ka punuar si mėsues
nė shkollat e mesme Tiranė e Durrės . Nga viti 1994 deri nė vitin 2005 ėshtė Sekretar i Pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare
tė Mundjes.
Pesėmbėdhjet vjet me radhė ka qenė dhe ėshtė trajner i mundjes pėr ekipin e Tiranės dhe atė kombėtar.
Pėr 13 vjet rresht
ėshtė shpallur kampion kombėtar nė mundje dhe ka marrė titujt “Mjeshtėr Sporti” dhe mė pas “Mjeshtėr i Merituar
i Sportit”. Pėr kėto merita ėshtė nderuar me “Medaljen e Artė”.
¶¶¶
Braho Baze TARE ( 1922 - 1988): Veprimtar i shquar i arsimit
nė Kurvelesh e nė Vlorė.
Lindi nė Fterrė dhe
aty kreu dhe vitet e para tė shkollimit. Mbaroi Normalen e Elbasanit mė 1943, ku u aktivizua nė veprimtari antifashiste. Shkoi
mėsues vullnetar nė Kosovė dhe pas njė viti kthehet nė Tiranė, ku aktivizohet me levizjen dhe zgjidhet delegat pėr nė Kongresin
e Parė tė Arsimtarėve Antifashistė, qė u mbajt nė Korēė.
Punoi nė disa fshatra
si mėsues e drejtues shkolle, si nė Trevllazėr, Tėrbaē e Kuē, mė pas nė Himarė e Sarandė. Nė Kuē ka punuar dhe si drejtor
i shkollės dhe inspektor i lokalitetit. Po vitet mė tė shumta ka punuar nė arsim nė Vlorė, inspektor nė seksionin e arsimit
dhe mėsues nė shkollėn e mesme pedagogjike dhe mjekėsore. Ishte njohės i mire i gjuhės dhe letėrsisė shqipe. Nė punė e sipėr
kreu dhe arsimin e lartė.
Tarja nuk kurseu as diturinė
e as mirėsinė pėr nxėnėsit e Laberisė, bashkėfshatarėt dhe gjithė sa e njohėn.
¶¶¶
Braho Remzi SEZAI ( 20 gusht 1939 ): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, pedagog.
Ka lindur ne Fterrė, ku
kreu dhe filloren, ndėrsa 7-vjeēaren nė Kuē dhe Tepelenė. Shkollėn e mesme mjekėsore e kreu nė Tiranė.
Nė vitin 1963 mbaroi studimet
nė Fakultetin e Mjekėsisė teė Universitetit tė Tiranės. Po kėtė vit emėrohet pedagog nė katedrėn e farmakologjisė tė Fakultetit
tė Mjekėsisė.
Qė nga viti 1963 e nė vazhdim
ka zhvilluar dhe zhvillon leksione dhe seminare me tė tri deget e Fakultetit tė Mjekėsisė. Leksione e seminare ka zhvilluar
pėr njė kohė tė gjatė edhe nė Prishtinė nė Fakultetin e Mjekėsisė sė Pėrgjithshme, si dhe leksione me specializantėt pasuniversitarė.
Ėshtė bashkėautor i
hartimit tė programeve mėsimore universitare e pasuniversitare tė lendėve tė farmakologjisė mjekėsore e klinike. Ėshtė
nismėtar e kontribues nė krijimin e mbarėvajtjen e Institutit Studimor tė Mjekėsisė Popullore
Ka kryer specializime
jashtė shtetit nė fushėn e farmakologjisė mjekeėsore dhe asaj klinike, si nė Rumani, Francė, e Itali. Ka qenė kryetar i komisionit
dhe redaktor shkencor i kumtesave dhe referateve tė Konferencės sė Parė Kombėtare tė Mjekėsisė Shqiptare (1986). Ka mbajtur
referate shkencore nė Athinė e Londėr. Ėshtė anėtar i komisionit tė nomenklaturės sė barnave (qė drejtohet nga Ministria e
Shėndetėsisė), duke qenė pėr katėr vjet radhazi edhe kryetar i kėtij komisioni.
Qysh nga viti 1982 e
nė vazhdim ka kryer edhe detyra tė tilla, si shef i sektorit shkencor tė Fakultetit tė Mjekėsisė, shef i katedrės sė farmakologjisė
dhe shef i departamentit tė lėndėve biomjekėsore.
Ka veprimtari tė gjerė botuese: ka hartuuar mjaft tekste universitare e monografi, ka botuar shumė artikuj nė revista
shkencore dhe ka mbajtur dhjetra referate shkencore e kumtesa.
Nė vitin 1980 i jepet titulli “Doktor i Shkencave” dhe mė 1994 “Profesor”.
¶¶¶
Braho Remzi RAIT ( 28 janar 1928 ) : Drejtues administrativ, veprimtar i shquar i Luftės NĒL pėr Fterrėn e Kurveleshin,
ka dhėnė ndihmesė tė vaēantė nė arsimimin e bijve tė Kurveleshit.
Lindi nė Fterrė. Mbas arsimimit fillor pesėklasėsh, vazhdoi Normalen e Elbasanit ku mbaroi klasat fillestare, pastaj vazhdoi
e mbaroi gjimnazin nė Shkodėr e Tiranė. Gjatė viteve 1953-1957 mbaroi studimet e larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik katėrvjeēar
nė tiranė pėr gjuhė e letėrsi shqipe.
Qė nga viti 1957 deri mė 1953 fillon punėn si zėvendėsdrejtor shkolle nė Kuē, drejtor nė Progonat, drejtor nė Tepelenė
dhe shef i seksionit tė arsimit po nė Tepelenė.
Mbas mbarimit tė
studimeve tė larta, nga viti 1957 deri mė 1975, ka punuar nė Ministrinė e Arsimit si inspector dhe kryeinspektor pėr kuadrin.
Pas kėsaj ka punuar si drejtor nė shkollėn e mesme artistike pa shkėputje nga puna nė Tiranė, deri mė 1988, kur doli nė pension.
Ėshtė shquar pėr veprimtari
nė dobi tė Luftės NĒL. Ka qenė aktivist i rinisė nė fshat, anėtar i Komitetit tė Rinisė sė Kurveleshit, ka punuar si partizan
nė komandėn e vendit nė Kuē, ka marrė pjesė si delegat i Kurveleshit nė Konferencėn Arsimore tė Qarkut tė Gjirokastrės
nė Lipė tė Pėrmetit dhe si delegat i rinisė sė qarkut, nė Kongresin e Dytė tė Rinisė Antifashiste etj.
Si luftėar mban medaljet
e Ēlirimit e tė Timėrisė, si punonjės i dalluar mban shumė urdhėra e medalje.
¶¶¶
Braho Xhevdet ZEKO ( 9 shtator 1934 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, studiues dhe pedagog.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollėn
fillore e kreu nė fshatin e lindjes, tė mesmen nė Normalen e Elbasanit, ndėrsa studimet e larta nė Institutin e Lartė Pedagogjik
tė Tiranės, tė cilat i pėrfundoi mė 1957. Dha mėsim nė shkollėn e mesme pedagogjike nė Vlorė, nė gjimnazet e kėtij qyteti,
nė Akademinė e Aviacionit e tė Marinės dhe nė Filialin e Universitetit tė Tiranės pėr Vlorėn. Pas vitit 1990 ėshtė nė kryesinė
e disa shoqatave kulturore tė rrethit.
Ka botuar monografitė:
pėr Jani Mingėn, Marigo Posion, “Vlora nė rrjedhėn e historisė”, “Historiku i arsimit nė Vlorė”dhe
disa studime tė tjera. Ka botuar artikuj shkencorė dhe ka mbajtur kumtesa nė veprimtari shkencore. Mban gradėn shkencore Doktor
dhe titullin Profesor i Asocuar.
¶¶¶
Brinja Xhafer ZAGOLL ( 5 korrik 1943 ) : Ushtarak i lartė
Lindi nė Fterrė. Mbaroi shkollėn 7-vjeēare nė vitin 1958 dhe shkollėn e mesme nė Sarandė nė vitin 1962, pastaj shkon nė Shkollėn
e Bashkuar tė Oficerėvė nė Tiranė nė vitet 1962-1964.
Mbas gradimit oficer, ka shėrbyer nė Berat nga viti 1964 deri nė vitin 1971 si komandant toge, komandant kompanie
e komandant batalioni.
Mbaroi Akademine Ushtarake nė vitet 1971 – 1973 dhe pas kėsaj ka pnuar: shef dege i Tankeve nė Korpusin e Elbasanit
nė vitet 1973 – 1982, komandant Brigade kėmbsorie nė Peshkopi nė vitet 1982 – 1986, Shef i degės sė Tankeve
nė Divizionin e Fierit nė vitet 1986 – 1992.
Liruar nga reforma politike nė vitin 1992.
Mban disa urdhėra e medalje.
¶¶¶
Ēallo MEHMET (1895 –
1975 ) : Kryetar i Kėshillit NĒL tė fshatit.
Ka lindur nė Fterrė.
Ėshtė shquar pėr veprimtari patriotike. Ka punuar si tregtar i vogėl. Ka kryer veprimtari tregtare nė fshat e nė krahinė,
duke tregtuar prodhime bujqėsore e blegtorale. Ėshtė i njohur nė fshat e fqinjė me emrin Ēallo Ēalli. Pėrkrahu Luftėn Antifashiste
Nēl. Me krijimin nė Fterrė tė Kėshillit Nēl , mė 27 qershor 1942, u caktua Kryetar i kėtij kėshilli, detyrė qė e kreu me dinjitet
dhe ekuilibėr deri nė Ēlirim.
Nė
kujtesėn e Fterrės dhe tė krahinės, njihet si njeri i zgjuar dhe patriot.
¶¶¶
Ēeli Hajdar AZEM ( 1927 - 5 qershor 1944 ) Dėshmor u Luftės Nacionalēlirimtare.
Lindi nė njė familje tė
varfėr fshatare. U rrir nė varfėri ekonomike dhe pėr tė pėrballuar jetėn qė fėmijė punon jashtė fshatit si hizmeqar
e ēoban.
Kthehet nė fshat nė moshėn
15 vjeē dhe pėrkrahu menjėherė Luftėn kundėr pushtuesit. Merr pjesė nė luftimet qė bėn ēeta territoriale e fshatit dhe dallohet
pėr guxim e trimėri. Nė dhjetorin e vitit 1943 rreshtohet nė Brigadėn e Parė Sulmuese. Nė luftimet e shumta tė Brigadės, Azemi
e pėrdorte mitrolozin si pushkė dhe u shqua pėr trimėri tė rrallė.
Ra heroikisht me mitroloz
nė dorė mė 5 qershor 1944 nė luftimet e ashpra qė bėri Brigada e Parė nė Qafėn e Gjarprit dhe nė Gurin e Prerė.
Kėnga popullore e pėrjetėsoi
kėshtu:
“ …Bėn kėrdi Brigad e Parė,
Azemi me mitroloz
Nė kėmbė e hapte zjarrė…”
¶¶¶
Dusha Iljaz BILAL ( 1926 - 1979 ) : Kuadėr i lartė ushtarak.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn
fillore e kreu nė fshat dhe nė Kuē.
Qė nė vitin 1942 perqafoi
idete e luftės pėr liri dhe u bė aktivist i riniseė antifashiste. Merr pjesė nė ēetėn territoriale tė fshatit dhe ndihmon
nė propagandimin e ideve tė Luftės. Nė korrik 1943 u pranua anėtar i Partise Komuniste.
Merr pjesė si partizan
e si kuadėr nė Grupin e Parė tė krahinės sė Kurveleshit, u aktivizua nė disa luftime dhe u plagos. Caktohet pėrgjgegjės i
rinisė sė Batalinit tė Parė tė Grupit dhe mė pas zgjidhet delegat pėr nė Kongresin e Parė tė Rnisė Antifashiste nė Helmes
tė Skraparit. Nė gusht 1944, me njeė pjesė tė Grupit tė Kurveleshit, kaloi nė efektivin e Brigadės sė 16-tė, ku u caktua zv/komisar
kompanie.
Mbas ēlirimit punoi si
officer kariere nė radhėt e ushtrisė, ku kreu detyra tė rendėsishme : komisar batalioni, komisar regjimenti e deri komisar
brigade. Kėtė detyrė e mbajti deri nė fund tė jetės sė tij.
Bėri pėrpjekje tė vazhdueshme
pėr ngritjen e tij arsimore e kulturore. Mbaroi Akademinė Ushtarake dhe Shkollėn e Lartė tė Partisė.
Ėshtė dekoruar me shumė
urdhėra e medalje.
¶¶¶
Dusha Iljaz HIQMET ( 1917 – 1943 ) Dėshmor i Luftės Nacionalēlirimtrare,
mėsues e veprimtar i shquar i Lėvizjes NĒl nė Fterrė e Kurvelesh.
Lindi nė Fterrė, ku kreu dhe filloren. Mė pas regjistrohet nė degėn normale tė Gjirokastrės, ku pėrqafon idetė revolucionare
tė kohės. Pėr kėtė edhe pėrjashtohet disa kohė nga shkolla. Vazhdon, mė tej, Normalen e Elbasanit. Kėtu bie pėrsėri nė kontakt
me tė rinj revolucionarė dhe merr pjesė aktive nė pėrhapjen e literatureės pėrparimtare. Demonstron kundėr agresionit fashist.
Nė shtator tė vitit 1940
fillon punėn si mėsues nė Fterrė. Kėtu bėhet nismėtar nė organizimin e popullit nė Luftė, nė krijimin e kėshillit nacianalēlirimtar
dhe tė ēetės territoriale. Me krijimin e organizatės sė Partise se Kurveleshit, Hiqmeti pranohet anėtar dhe udhėheq veprimtarinė
organizative dhe luftarake nė fshat dhe jashtė tij. Me makinėn e tij tė shkrimit riprodhoheshin komunikatat e ndryshme qė
vinin nga Qarkori i Gjirokastreės, ndėrsa me radion me bateri qė kishte shoku i tij i ngushtė Ismet Elezi, mermin informacionet
e ndryshme. Ne dokumentat e luftės ajo u quajt "Radio Fterra". Nė shkurt tė vitit 1943 vendosi nė shtepine e tij njė central
telefonik ushtarak, me tė cilin lidhej me Kuēin, Gusmarin e deri dhe me Manastirin e Cepos, nga ku jepeshin e merreshin informacionet
mbi veprimtarini e ēetave partizane e teritoriale dhe levizjet e forcave pushtuese.
Ne muajin qershor 1943,
me formimin e ēetės "Toto Bolena", Hiqmeti caktohet komisari i saj. Kjo ēetė inkuadrohet ne Batalionin "Asim Zeneli". Mė 30
gusht 1943 Hiqmeti bie dėshmor nė Luftėn e Libohovės kundėr forcave armike.
Shkolla e fshatit Fterre mban emrin e tij.
¶¶¶
Dusha Iljaz MEHMET ( 1911 – 1983 ): Ushtarak i lartė, drejtues i forcave
partizane dhe i administratės shtetėrore.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn
fillore e mbaroi nė vendlindje, ndėrsa shkollėn plotore e perfundoi nė Delvinė. Mė vonė kreu nė Elbasan kursin e plotė tė
komunave, si dhe kursin e lartė pėr oficer.
Punoi sekretar komuneje
nga viti 1929 deri mė 1943, kur braktisi detyrėn e u hodh nė ilegalitet. Po nė kėtė vit pranohet dhe nė Parti nė Komitetin
Krahinor tė Kurveleshit.
Mori pjesė me arme nė dorė
nė radhet partizane qysh nė ēetat e para tė Kurveleshit nė prill tė vitit 1943. Gjatė periudhės korrik-dhjetor 1943 ishte
sekretar i celulės sė Partise tė fshatit, anėtar i Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Krahinės sė Kurveleshit, si dhe delegat
nė Konferencėn e Partisė tė Qarkut nė dhjetor 1943 nė Sheper tė Zagorisė. Nė dhjetor 1943 u caktua komisar i Batalionit “Dėshnica”
tė Pėrmetit dhe nė shkurt 1944 i Grupit V tė Pėrmetit nė Zonėn e Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr. U zgjodh delegat nė Kongresinn
e Permetit e mė pas caktohet zv/komandant i Brigades XIX S.
Mbas ēlirimit u ngarkua
me detyra tė rendėsishme nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, ku ka dhėnė kontribut tė vaēantė nė strukturimin e modernizimin
e policisė.
Kreu specializim profesional
nė BS e mė pas mbaroi studimet nė Fakultetin Juridik nė Tiranė.
Ėshtė nderuar me shumė
urdhėra e medalje
¶¶¶
Dusha Mato GĖZIM ( 1938 ) : Veprimtar shoqėror i shquar pėr Fterrėn, mėsues e drejtues i dalluar arsimi.
Ka lindur nė Fterrė. Kreu
shkollėn Pedagogjike nė Elbasan dhe studimet e larta pėr gjuhė-letėrsi shqipe nė Gjirokastėr.
Eshtė dalluar si mėsues
i pasionuar, pėr disa vjet, nė Kuē e Sarandė. Ka qėnė drejtor shkolle 15 vjet dhe disa vjet zv/shef i arsim-kulturės sė rrethit
Sarandė. Ka kryer veprimtari shoqėrore e politke pėr vite me radhė nė Komitetin e Partisė sė rrethit Sarandė. Vitet e fundit
ka qėnė drejtor i Kampit tė Punėtorėve tė rrethit tė Sarandės.
Gėzimi
ėshtė dalluar pėrherė si nismėtar dhe organizator i fteriotėve tė Sarandės pėr ndihmėn qė kanė dhėnė e japin pėr tė gjitha
problemet shoqėrore dhe ekonomike pėr Fterrėn e gjithė krahinėn.
¶¶¶
Dusha Sherif LUAN ( 5 korrik 1930 ) : Drejtues institucioni qendror, mjek me kontribute
tė veēanta kundėr tuberkulozit dhe pneumonive.
Ėshtė fteriot i lindur
nė Ballsh. Periudhėn e Luftės NĒl e kaloi nė Fterrė. Mbas arsimimit fillestar, shkollėn e mesme mjekėsore e mbaroi nė Tiranė
e mė pas studioi nė Bullgari, nė Sofje, nė Fakultetin e Mjekėsisė, deri nė vitin 1957. Me mbarimin e studimeve, emėrohet si
mjek e mė pas zėvendėsdrejtor nė senatoriumin e Shkodrės. Transferohet nė Tiranė dhe emėrohet drejtor nė Institutin e Pneumo-Ftiziologjisė
nė Tiranė dhe nė Dispanserinė e kryeqytetit.
Ka punuar nė organizimin
e luftės kundėr tuberkulozit, duke hartuar materiale metodike e duke ndjekur problemet nė terren nė tė gjithė vendin.
Ėshtė specializuar nė fushėn
pėrkatėse nė Universitetin e Parisit dhe tė Romės. Ka organizuar simpoziume shkencore, ka hartuar kumtesa e studime, ka marrė
pjesė nė veprimtari shkencore nė Francė e Gjermani. Ka marrė pjesė nė hartimin e fjalorit bullgarisht - shqip e ka pėrkthyer
letėrsi bullgare nė shqip.
Ėshtė nderuar me Urdhėrin
“Pėr shėrbim tė mirė tė popullit”
¶¶¶
Dhuli Avdi UZEDIN ( 5 shtator 1942 ) : Kuadėr i lartė nė administratė.
Lindi nė Fterrė, ku kreu dhe arsimin fillor. Shkollėn shtatėvjeēare e mbaroi nė Kuē. Shkollėn e mesme gjimnaz e pėrfundoi
nė vititn 1966 nė Laē.
Ka
punuar nė fabrikėn e cigareve nė Durrės, nė Uzinėn e Superfosfatit nė Laē, nė funksione partie ne Krujė etj.
Nga viti 1978 deri nė vitin 1991 ka qenė Drejtor i Drejtorisė sė Kuadrit nė Ministrinė e Tregtisė sė Jashtme e
mė pas, deri nė vitin 1993, ka punuar nė aparatin e Komitetit Qendror tė Partisė.
Gjatė viteve tė punės, mė 1974, ka kryer dhe Universitetin e Tiranės nė Fakultetin Juridik. Aktualisht punon si jurist nė
njė firmė private.
Ėshtė nderuar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Elezi TAHSIN ( 1893 – 1967 ) : Kryetar i komunės nė Kuē, pjesėmarrės
nė luftrat pėr liri e pavarėsi.
Lindi nė Fterrė. Mori
pjesė nė Luftėn e Vlorės (1920), nė organizatėn "Bashkimi" dhe nė Revolucionin Demokratik tė vitit 1924. U intenua nga regjimi
monarkist i Zogut. Nė vitin 1942 ėshtė kryetar i Komunės nė Kuē tė Kurveleshit, detyrė tė cilėn e braktisi vullnetarisht dhe
qėndroi nė fshat. Gjatė operacionit fashist italian (prill 1943) u intemua. Deri nė fund tė jetės sė tij qėndroi si nacionalist
i ndershem me pikėpamje demokratike.
¶¶¶
Elezi Tahsin BESIM, ( 20 mars 1935 ): Profesor, Doktor i Shkencave Mjekėsore, kirurg i shquar.
Ka lindur nė Fterrė. Ka kryer shkollėn fillore nė fshatin e lindjes dhe atė unnike nė Gjirokstėr. Shkollėn e mesme mjekėsore
e ka mbaruar nė Tiranė nė vitin 1952. Nė vitin 1957 ka mbaruar me diplomė "shkqelqyeshėm" Fakultetin e Mjekėsisė nė Tiranė.
Qė atė vit ėshtė emėruar mjek kirurg dhe pedagog nė Katedrėn e Kirurgjisė. Mė pas ka kryer specializime dhe kualifikime nė
disa klinika tė botės.
Me punė kėmbėnguėse ka ngjitur shkallėt e karierės mjekėsore, pedagogjike e shkencore. Nė vitin 1964 mbrojti disertacionin
pėr gradėn shkencore "Kandidat i shkencave mjekėsore”, mė pas mbrojti disertacionin pėr gradėn shkencore “Dokor
i shkencave mjekėsore”. Pėr veprimtarinė pedagogjike mori gradėn "Docent" e mė pas "Profesor". Nė vitin 1976 u emėrua
shef klinike dhe nė vitin 1982 shef katedre, qė mė pas u quajt Departament nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza".
Ka dhėnė njė kontribut tė shquar nė modernizimin e kirurgjisė shqiptare, duke futur shumė metoda tė reja diagnostikimi dhe
trajtimi. Ka pėrgatitur, nė tė njejtėn kohė, njė numėr tė madh mjekėsh dhe kirurgėsh.
Nė vitin 2003 u pensionua.
Tani drejton Shėrbimin Universitar tė Kirurgjisė nė Spitalin e Durrėsit.
Eshte zgjedhur Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve tė Shqipėrisė, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe anėtar i
Kolegjit Ndėrkombėtrar tė Kirurgėve. Ka bėrė njė numėr publikimesh dhe referimesh nė takime shkencore nė vend dhe jashtė.
Ka botuatr monografi e tekste mesinore dhe rreth 100 artikuj e kumtesa.
Eshte nderuar me urdhėra
e medalje tė ndryshme. Nė vitin 2002 ėshtė shpallur "Personalitet i shquar i Qarkut" pėr Vlorėn, ku nė motivacion, midis
tė tjerash, thuhet: “…Vlersohet si bir i Kurveleshit pėr atdhetari, humanizėm e marrėdhėnie tė ngushta shoqėrore".
¶¶¶
Elezi Tahsin ISMET ( 5 prill 1920 ) : Profesor, Doktor i Shkencave, drejtues
i lartė nė administratė, jurist.
Ka lindur nė Fterre.
Mesimet e para i mori nė vendlindje dhe i mbaroi nė Piqerras. Ka pėrfunduar Liceun e Tiranės (1942 ) dhe mė 1943 filloi studimet
e larta nė Firence tė Italisė, tė cilat i ndėrpreu nė kushtet e luftės.
Nga korriku i vitit 1943
mori pjesė aktive nė rininė antifashiste nė Kurvelesh. Nė vitet 1946-1951 kreu studimet e larta pėr drejtėsi nė Leningrad
(Petėrburg) (ish Bashkimi Sovjetik) me diplomė tė shkėlqyer. Po aty kreu studimet pasuniversitare (1957-1960) pėr marrjen
e gradės shkencore. Gjatė viteve ka pasur detyra tė ndryshme: Prokuror Kasacioni pranė Gjykatės sė Lartė, Sekretar Shkencor
i lnstitutit tė Shkencave, Sekretar Shkencor i Universitetit, Kryetar i Byrosė Juridike nė Kėshillin e Ministrave (1966-1985).
Ka drejtuar katedrėn
penale nė Fakultetin e Drejtėsisė (1957-1990).
Pėr rreth 50 vjet punon
si pedagog. Gradėn shkencore e ka marrė nė vitin 1961, kurse titullin “Profesor” mė 1972. Ka krijimtari tė gjerė
shkencore (mbi 8000 faqe tė botuara). Vepra shkencore: "E drejta zakonore penale e shqiptarėve" ka marrė ēmimin e Republikės.
Vepėr me vlerė tė vacantė ėshtėdhe "E drejta zakonore e Laberisė”. Ėshtė autor i disa teksteve tė sė drejtės penale
(Pjesa e Posaēme) si dhe bashkėautor i teksteve tė tjerė.
Ka marrė pjesė nė konferenca
shkencore kombėtare e ndėrkombėtare. Nė vitin 1998, Qendra Ndėrkombėtare e Biografive nė Kembrixh (Angli) e ka shpallur "Njeriu
Ndėrkombetar" nė shkencė.
Ėshtė veteran
i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.
¶¶¶
Fterra (Shehu) FIQIRET (1916 – 1997 ) : Krijues, regjisor, gazetar e pėrkthyes.
Lindi nė Fterrė. Studioi
e punoi tėrė jetėn me pėrkushtim. Nxėnės i gjimnazit “Zosimea”, studioi mė pas nė shkollėn amerikane bujqėsore,
Kavajė. Shkoi, pastaj,pėr studime tregtare nė Angli. Vazhdoi studimet nė Universitetin e Bolonjės nė Itali pėr apikulturė.
Mė 1939-42 kreu studimet pėr artin dramatik nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. U kthye nė Tiranė e punoi nė redaksinė
e kulturės tė Radio-Tiranės. I pasionuar pas teatrit, si regjizor, ngriti njė trupė teatrale dhe vuri nė skenė “Kopraci”
tė Molierit, me aktorin Mihal Popi, si dhe dramėn “Vilhelm Teli” tė Shilerit. Mė 1944 shkoi nė Itali, ndėrsa 1947
nė SHBA, ku pėr vite me radhė ka qėnė pėrkthyes i rėndėsishėm nė median amerikane nga shqipja nė anglisht.
Vdiq nė Nju Xhersi
nė SHBA.
¶¶¶
Fterra ISLAM : Luftėtar e dėshmor i Rilindjes.
Lindur nė Fterrė nė vitet
‘40-tė tė shekullit XVIII. Duke qėnė hoxhė i ditur, pėrvetėsoi idetė patriotike tė Rilindjes Kombėtare. Mori pjesė
nė Luftėn e Lėkurėsit nė Sarandė, mė 1878, nė Ēetėn e Fterrės. Luftoi me trimėri. Ra pėr vatanin. Pėr tė u thurėn vargjet:
Nė Sarandė doli greku, Nė Lėkurės u zu dufeku,/ … Islam Fterra armė larė,/ U vra nė uxhum tė parė.
Ėshtė cilėsuar si
dėshmorė i Lirisė.
¶¶¶
Gjoni Qazim VEXHI ( 20 qershor 1943 ): Ushtarak i lartė, Komandant Divizioni,
pedagog.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollėn
shtatėvjeēare e kreu nė Kuē. Nga viti 1957 deri mė 1963 kreu shkollėn ushtarake “Skėnderbej” dhe Shkollėn
e Bashkuar tė Oficerėve. Pas dy vjetėsh shėrbim, mbaroi dhe Akademinė Ushtarake Mė pas ka pėrfunduar dhe kursin e lartė tė
filozofisė.
Ka njė karierė tė pasur
ushtarake. Qysh mė 1963 fillon punė si komandant kompanie nė Patos, pastaj shef shtabi batalini po nė Patos. Shkėputet pėr
tė vazhduar Akademinė dhe, fill pas mbarimit tė saj,nė vitet 1967-1968 ėshtė pedagog i historiesė sė artit ushtarak nė Akademinė
Ushtarake. Nga viti 1968 deri mė 1973 punon nė detyra tė rendėsishme drejtuese nė Ministrinė e Mbrojtjes dhe mė pas, pėr gati
dhjetė vjet komandant Brigade nė Fushė-Krujė.
Nga viti 1983 deri nė vitin
1991 ėshtė komandant i Divizionit nė Peshkopi, nga ku kthehet nė Tiranė si pedagog i katedres shkencore nė Akademinė Ushtrake.
Nė vitin 1992 e nxjerrin nė lirim para kohe.
Ėshtė dekoruar me urdhėra
e medalje tė ndryshme.
¶¶¶
Gjoni Shaqir SAFET: ( 1919 - 1994 ) Drejtues nė administratėn shtetėrore.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollimin
fillestar e kreu nė fshat e nė Kuē. Nė vitin 1937 pėrfundoi studimet e mesme nė Medresenė e Tiranės. Nė vitet 38-40 shkon
e punon si mėsues vullnetar nė Kosovė. Kthehet nė Tiranė e bie nė kontakt me idetė pėrparimtare tė kohės. Nė vitet 41-44 shkon
nė fshat e aktivizohet nė lėvizjen Nacionalēlirimtare. Nė vitet 44-45 emėrohet mėsues nė Kallarat. Dhe mė pas, pėr tre vjet
me radhė, shef arsimi nė nėnprefekturėn e Kuēit. Nga viti 1948 deri nė vitin 1951 ėshtė sekretar lokaliteti po nė Kuē.
Nga viti 1951-1958 ka punuar
me detyrėn e drejtorit tė Komunales nė Vlorė e Tiranė, kohė nė tė cilėn kreu dhe arsimin e lartė pėr ekonomist.
Nė vitin 1958 emėrohet
drejtor pėr elektrifikimin e Shqipėrisė, detyrė qė e mbajti deri nė vitin 1966. Pastaj, pėr gati 13 vjet me radhė, punoi si
zėvendėsdrejtor nė Institutin e Shėndetit Publik pėr anėn ekonomike.
Safeti ka dhėnė kontribut
tė vaēantė pėr fshatin gjatė elektrifikimit .
¶¶¶
Hasko (Ruka ) IDEALE ( 1943 ) : Drejtuese e lartė e administratės shtetėrore,
zėvendėsministre.
Ka lindur nė Fterrė. Pas
shkollimit shtatėvjeēar e tė mesėm, Universitetin e Tiranės, dega Kimi Industriale, e mbaroi nė vitin 1965. Punoi disa vjet
nė Drejtorinė Qendrore tė Rezervave tė Shtetit dhe pastaj Drejore e Pėrgjithėshme e Kombinatit tė Tekstileve nė Berat. Nė
vitet 1980-1985 punon si zėvendėsministre e Ministrisė sė Ekonomisė Komunale. Nga 1986-1992 ėshtė marrė me punėn kėrkimore
– shkencore nė rrethin e Beratit dhe tė Vlorės. Ka qėnė e zgjedhur pėr 24 vjet nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė
Bashkimit tė Gruas Shqiptare dhe nė Kėshillin e Frontit Demokratik tė Shqipėrisė.
¶¶¶
Hizmaj Halil FEJZI (11 korrik 1948 - 10 maj 2004) : Profesor i Asocuar,Doktor
i Shkencave Mjekėsore, drejtues administrativ, pedagog.
Lindi nė Fterrė. Mbasi
mbaroi shkollen e mesme nė Tiranė, vazhdoi studimet universitare nė Fakultetin e Mjekėsisė, qė e pėrfundoi mė 1971.
Me pas, pėr dy vjet, specializohet pėr mjek mikrobiolog nė Institutin e Higjienės e tė Epidemiologjisė, ku punon deri nė vitin
1983 si specialist mikrobiolog, parazitolog dhe epidemiolog.
Nga viti 1983 deri nė vitin
1996 punon nė Drejtorinė e Higjienės dhe tė Epidemiologjisė nė Tiranė si mjek laboratorist. Prej vitit 1996 punoi nė
Institutin e Shėndetit Publik nė Tiranė si specialist e drejtues, deri sa ndėrroi jetė.
Ka kryer specializime
tė ndryshme brenda e jashtė shtetit nė fushat e shėndetit publik e tė mikrobiologjisė. Ka dhėnė mėsim nė Fakultetin e Mjekėsisė
e nė institucione tė tjera mjekėsore e shkencore tė specialitetit.
Ka njė kontribut
tė vaēantė nė fushėn e studimeve shkencore e tė zbatimit tė tyre. Ka kryer mjaft studime shkencore, ka botuar dhjetra artikuj
shkencorė, 5 prej tė cilėve jashtė vendit, ka marrė pjesė me kumtime nė shumė sesione e konferenca shkencore brenda
e jashtė vendit.
¶¶¶

Hizmo ISA : Hoxhė i shquar nė oborrin e Sulltanit-Stamboll, me
kontribut tė vaēantė pėr Fterrėn.
Ka lindur nė Fterrė.
Jetoi rreth 80 vjet. Vdiq nė dhjetė-vjeēarin e parė tė shekullit XX. Studjoi nė Stamboll pėr teologji. U bė Hoxhė me emėr.
Punoi si hoxhė nė Oborrin e Sulltanit. U bė dekan nė fakultetin teologji-drejtėsi, kur rektor ishte Hasan Tahsini. Ka dhėnė
njė kontribur tė madh pėr Fterrėn dhe fterjotėt. Hodhi idenė qė nė Fterrė: “ Ēdo derė - njė djalė nė kurbet”.
Ndaj dhe nė Fterrė iu thurėn vargjet:
Isa Hizmo mėndjeholli,/
Fterjotė nė Stamboll i mori,/ Hoxhė e kadi i nxorri…”
¶¶¶
Kofina Hivzi AGIM ( 1 janar 1940) : Drejtues administrate, inxhinier projektues.
Lindi nė Fterrė, ku kreu arsimin fillor. Arsimin 7-vjeēar e mbaroi nė Kuē, ndėrsa shkollėn e mesme, Politeknikumin “
7 Nėntori”, si dhe Universitetin e Tirnės nė degėn elektrike pėr rryma tė dobta, i mbaroi nė Tiranė.
Fillimisht u emėrua nė Drjetorinė e Pėrgjithshme tė Postave ne Tiranė si specialist, ku punoi pėr dhjetė vjet, ndėrsa nga
viti 1974 deri mė 1991 ka punuar si Kryeinxhinier nė PTT e Tiranės. Gjatė kėsaj periudhe ka punuar njėkohėsisht pėr projektimin
e zbatimin e ndėrlidhjes nė Pallatin e Kongreseve, punė e vlerėsuar me urdhėrin e Punės tė Klasit tė Parė.
Mbas viteve 1991 e nė vazhdinm
ka punuar nė firmėn private “Filips”, duke u vlerėsuar me diplomė pėr pajisjet audio-vizive me ekskluzivitetin
e servisit tė kėtyre pajisjeve nė Shqipėri. Krahas kėsaj pune, nė vitin 2002 e nė vazhdim punon si Drejtor Teknik o kompanisė
Telefonike “MOBITEL W.L.C.”
Ėshtė nderuar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Kofina Hamit SAFET ( 1916 - 1998 ) . Mėsues i Merituar.
Ka lindur nė Fterrė. Katėr
klasė tė shkollės fillore i kreu nė vendlindje dhe tė pestėn nė Kuē. Shquhej pėr zell nė mėsime dhe fitoi konkursin pėr nė
degėn e mėsuesisė nė shkollėn amerikane tė Fulcit nė Tiranė. Me mbylljen e saj vazhdoi e mbaroi Normalen e Elbasanit.
Kėtu fitoi dhe njė konkurs pėr tė vazhduar stidumet nė Itali, por gjendja ekonomike e familjes nuk ia mundėsoi kėtė shans.
Punoi nė arsim nė rrethe
tė ndryshme tė vendit. Nė Dragobi tė Tropojės la emėr tė mirė mėsuesi i ri, qė e gjeti shkollė.n me 9 nxėnės dhe arriti tė
mblidhte deri 140 nėnės, duke futur nė shkollė edhe vajza. Gjurmė tė mira la edhe nė Golem e Nivicė tė Kurveleshit, si dhe
nė Gjorm e Drashovicė.
Por vlera e vaēantė e tij
nė arsim vjen e rritet kur fillon punėn nė Vlorė. Nė vitin 1952 emėrohet inspektor arsimi, mė pas ka drejtuar shkollat tetėvjeēare
nė Skelė, Uji i Ftohtė, “Ismail Qemali”, “Qemal Gorishova” etj.
Nė Vlorė e njohin si “njeriu
qė betohej pėr flamur”.
Nė vitin 1980 ėshtė nderuar
me titullin “Mėsues i Merituar”
¶¶¶
Kofina Hamit XHEVDET ( 1902 - 1965) . Mėsues i Popullit.
Ka lindur nė Fterrė. Mbasi
kreu disa vjet shkollimi, shkon nė Normalen e Elbasanit. Shquhet pėr zell e zgjuarsi tė vaēantė, prandaj drejtori Aleksandėr
Xhuvani nė vitin 1926 i propozon Ministrisė sė Arsimit qė “bursisti nga Kurveleshi Xhevdet Kofina, qė ka tregue zotėsi
tė madhe pėr t’u bamė mėsues filloreje e me kohė do tė bahet nga ma tė mirėt, tė dėrgohet nė Austri, nė Akademinė Pedagogjike”.
Bursa nuk iu dha. Kjo e nxiti Xhevdetin qė nė Normale tė mėsonte mė shumė dhe u bė jo vetėm mėsues filloreje, por edhe ‘profesor”,
siē i thėrrisnin tė gjithė nė Vlorė kur jepte mėsim nė shkollat e mesme tė qytetit.
Punoi nė rrethe e shkolla
tė ndryshme tė vendit, nė Pėrmet, nė Ersekė, nė Sarandė, nė Gjirokastėr e mė sė fundi, pas Ēlirimit, pėr njėzetė vjet me radhė
nė qytetin e Vlorės, gjer sa ndėrroi jetė me shkumės nė dorė.
Shquhej pėr horizont tė
gjerė shkencor e pedagogjik, ishte i rreptė, i drejtė e kėrkues. Nxėnėsit e donin dhe e respektonin, prindėrit e quanin edhe
si mėsues tė tyre. Nė Vlorė gėzonte respekt tė vaēantė dhe kėshillat e tij tashmė janė bėrė proverbiale.
Patriotizmi ka qenė njė
nga tiparet e tij themelore. Nė Ersekė u vu nė ballė tė demonstruesve mė 1939 kundėr pushtimit nga Italia fashiste. Gjatė
Luftės Nacionalēlirimtare mbajti qėndrim korrekt e antifashist. Edhe pse me pikėpamje nacionaliste, nuk pranoi kompromis
me ballistėt, qė donin ta bashkonin me forcat e tyre.
U aktivizua gjerėsisht
nė veprimtaritė arsimore qė u bėnė gjatė Luftės. Ishte anėtar i Komisionit Arsimor pėr Bregdetin, Kurveleshin e Poshtėm e
Rrėzomėn, ku bėnin pjesė dhe Lame Xhama e Mustafa Luēi. U zgjodh delegat pėr nė Konferencėn e Dytė Arsimore pėr Qarkun e Gjirokastrės,
qė u mblodh nė Lipė tė Pėrmetit nė gusht 1944, ku u ngarkua me detyra tė rendėsishme pėr ēeljen e shkollave nė Kurvelesh.
Mbas titullit ‘Mėsues i Merituar”, mė 1993 nderohet edhe me titullin “Mėsues i Popullit” pėr kontribut
tė shquar nė fushėn e mėsimdhėnies dhe nė edukimin e rinisė me frymė demokratike.
¶¶¶
Kofina LAZO : ( 1890 – 1970 ) Komandant ēete, luftėtar trim.
Lindi nė Fterrė. Ėshtė nip i Lazo Kofinės sė i Parė, kėshilltar i Gjolekės.
Qė nė rininė e tij ka mbėshtetur Pavarėsinė mė 1912. Mori pjesė nė Ēetėn e Fterrės nė Luftėn e Vlorės. Pėrkrahu qė nė fillim
Lėvizjen Antifashiste.
Mė 27 qershor 1942 u caktua Komandant i Ēetės sė Fterrės sė sapoformuar, detyrė qė e kreu me zotėsi deri nė ditėn qė doli
partizan nė qershor 1943.
U shqua nė luftėn pėr ēlirimin
e Libohovės, gusht 1943. Pas ēlirimit u vendos nė Fterrė, ku bėri njė jetė tė qetė e korrekte.
¶¶¶
Kofina LAZO ( i Parė ) (1800 – 1870 ) : Sekretar e kėshilltar i Gjolekės,
komandant ēete e luftėtar trim.
Lindi nė Fterrė. Studioi nė Stamboll, ku u bė hoxhė dhe meritoi titullin
fetar, “Mulla”, ndaj u thirr tėrė jetėn: Mulla Lazua. U shqua si luftėtar i lirisė nė periudhėn e Kryengritjes
sė Tanzimatit. Ishte komandant pėr Fteriotėt. Janė kuptimplotė vargjet, me pyetjen: “Kush e bėri gurgulenė?” Dhe
vjen pėrgjigja: “Kuē, Kallarat e Bolenė,/ Me njė Mulla Lazo Fterrė”. U bė sekretar dhe kėshilltar i Gjolek Labit
me shokė, nė vitet 1830-1850, i cili nuk iu nėnshtrua asnjėherė sundimit otoman. Ndaj ngeli dhe nė kujtesėn e popullit: O
more Lazo Kofina,/ S’pranove lule e sqima...
¶¶¶
Konde MARO : Trime labe me origjinė fteriote qė sakrifikoi veten pėr tė mbrojtur popullin.
Lindur nė Fterrė. Jetoi
nė fillim tė shekullit XVI. U martua nė Ēorraj. Nė vitin 1537, nė mbrojtje tė luftėtarėve ēorrjotė, sakrifikoi veten, duke
hedhur nė greminė njė numėr jeniēerėsh turq, sė bashku me veten e saj. Ndaj dhe populli i kėndoi:
” Bijė Fterre, nuse
Ēorre,/ Djalin mė tė mirė more,/ Po ē’e do, nuk e gėzove,/ Nga shkėminjtė u lėshove,/ Turqitė prapa ē’i more,/
S’more njė, po di taborre …”
¶¶¶
Korkuti Muharrem MUZAFER ( 1936 ) :Profesor, Doktor i Shkencave, arkeolog i shquar.
Lindi nė Fterrė. Pasi kreu shkollėn fillore nė fshatin e lindjes, ndoqi mėsimet
nė shkollėn shtatėėvjeēare dhe tė mesme nė Shkodėr. Punoi si mėsues dhe drejtorr I shkollės shtatėvjeēare tė Kuēit nga
viti 1954 deri nė vitin 1957.
Studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė degėn e historisė. Ato i pėrfundoi me rezultate shumė tė mira nė vitin
1962. Pėr njė kohė tė shkurtėr ndoqi studimet e larta nė Leningrad ( Petėrburg), por u detyrua t’i ndėrpriste pėr shkak
tė prishjes sė marrėdhėnieve midis dy vendeve. Pasi mbaroi shkollėn e lartė u emrua nė Qendrėn e Studimeve Arkeologjike
tė Akademisė sė Shkencave. Gjatė veprimtarisė sė tij 41 vjeēare nė kėtė institucion u specializua nė fushėn e prehistorisė
dhe drejtoi gėrmime nė mė shumė se 15 qendra pre e protohistorike. Ka botuar mbi 45 artikuj shkencorė nė revista shkencore
nė Shqipėri dhe 34 artikuj nė revista jashtė shtetit. Ėshtė bashkėautor nė disa tekste universitare., “Arkeologjia”
1972,”Arkeologjia” 1993, nė tekstin “Historia e Shqipėrisė”, nė botimin “Les Illyriens”,
1985, dhe nė “Historia e popullit shqiptar”, 2003. Ėshtė autor i librit: “Neoliticthum und Chalkolithichum
in Albanien”, botuar nė Gjermani, nė vitin 1995. Qė nga viti 1968 deri nė vitin 2002 ka qenė lektor i arkeologjisė nė
Universitetin e Tiranės, ndėrsa gjatė viteve 1972 – 1975 nė atė tė Prishtinės.
Ka dhėnė leksione nė universitete tė ndryshme tė botės, si nė Paris (Francė), Heidelberg dhe Munster (Gjermani), Romė,
Pizė, Bari, Leēe, Bolonjė (Itali), Athinė e Selanik (Greqi), Vienė (Austri), Sinsinati (ShBA) etj. Ėshtė pjesėmarrės
nė disa dhjetra simpoziume dhe kongrese ndėrkombėtare. Ėshtė drejtor i Institutit tė Arkeologjsė nga viti 1998 deri
2005, kryeredaktor i revistės “Iliria” (1971 – 2003) dhe anėtar korrespondent i Institutit Arkeologjik Gjerman,
1986.
¶¶¶
Korkuti Muharrem RAKIP ( 6 qershor 1931 ) : Drejtues administrativ.
Ka lindur nė Fterrė, ku
mbaroi dhe filloren. Shtatėvjeēaren dhe tė mesmen pedagogjike i pėrfundoi nė Gjirokastėr si bursist. Nė vitin 1952 mbaroi
Institutin e Lartė Pedagogjik pėr gjuhė e letėrsi ruse. Fill pas studimeve, nis punėn nė Vlorė si drejtor nė gjimnazin “Ali
Demi”. Mė vonė ka punuar nė poste drejtuese tė arsimit nė Vlorė e pėr njė kohė tė gjatė drejtor nė shkollėn e mesme
pedagogkike “Jani Minga”.Ka dhėnė mėsim edhe nė Akademinė e Marinės nė Vlorė.
Ėshtė dekoruar me urdhėra
e medalje tė ndryshme.
¶¶¶
Korkuti Rakip ROBERT ( 16 gusht 1958 ) : Drejtues administrativ, kordinator i
Ministrisė sė Rendit me UMN-ikun nė Kosovė.
Ka lindur nė Vlorė nga
njė familje fteriote, ku mbaroi dhe shkollėn shtatėvjeēare. Nė vitin 1977 mbaron nė Tiranė shkollėn e mesme teknologjike dhe
nė vitin 1981 pėrfundon shkollėn ushtarake “Skėnderbej” e titullohet oificer i punėve tė brendshme.
Ka punuar si officer i
Ministrisė sė Brendshme nė Tropojė, nė Rinas dhe pėr njė kohė mė tė gjatė nė dikaster si kėshilltar pėr marrėdhėniet me jashtė
e me publikun. Zotėron gjuhėt e huaja anglisht, frėngjisht dhe italisht. Ka pėrfaqėsuar dikasterin pranė Akademisė sė Shkencave
dhe qendrės shqiptare pėr tė drejtat e njeriut. Ka hartuar librin pėr marrėdhėniet e policies me publikun.
Aktualisht punon nė Kosovė
si kordinator i Ministrisė sė Rendit me UMN-ikun.
Ka kryer disa specializime
kualifikuese jashtė shtetit, si nė Turqi, Francė e Rumani. Mban gradėn e kolonelit.
¶¶¶
Kurupaj Arif REXHO ( 10 maj 1934 ) : Inxhinier gjeolog, studiues, projektues e
kėrkues i metaleve tė ēmuara.
Ka lindur nė Fterrė, ku
kreu dhe shkollėn fillore. Nė vitin 1951 mbaron shkollėn shtatėvjeēare nė Kuē dhe mė 1955 pėrfundon shkollėn teknike nė Tiranė.
Nga tetori 1955 deri nė
gusht 1958 ka punuar teknik gjeolog nė Kam tė rrethit Tropojė. Nga 1958 studion nė Gjermaninė Lindore nė Akademinė e Minierave
nė Saksoni. Vitet e fundit tė studimeve i kreu nė Tiranė dhe i pėrfundoi mė 1964 si inxhinier gjeolog. Nga viti 1962 deri
mė 1967 punon nė Fakultetin Gjeologji-Miniera me detyrė bashkėpuntor tekniko-shkencor nė sektorin e mineraleve tė rrallė e
tė ēmuar. Nga viti 1967 deri nė vitin 1979 punon si inxhinier gjeolog dhe kryetar i ekspeditave nė nderrmarrjen gjeologjike
Tiranė pėr mineralet e rallė e tė ēmuar. Nga viti 1979 deri mė 1990 ka punuar nė detyra drejtuese nė minierat e qymyrgurit
nė Valias e Mėzez.
Ka dhėnė kontribut tė vaēantė
nė studimin, projektimin, kėrkimin e zbulimin e mineraleve tė dobishme e tė ēmuara, si krom, ar e platin, duke shkelur
nė ēdo skaj tė atdheut.
Ėshtė dekoruar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Lona Xhahit TENO ( 1940 ): Veprimtar shoqėror, rapsod i njohur nė Kurvelesh e
mė gjerė, kryeplak nė Fterrė.
Ka lindur nė Fterrė. Ka
punuar vite tė tėra si mėsues. Ėshtė veprimtar i dalluar shoqėror. Nė vitet 1997-2003-2005 ėshtė zgjedhur kryeplak i fshatit.
Ėshtė rapsod i njohur, nė fshat e nė krahinė dhe organizator i shquar veprimtarisė kulturore, veēanėrisht me grupin folkorik
tė Fterrės. Ka krijuar rreth 100 vjersha me tematikė atdhetare e historike, erotike e sociale. Shumica e tyre janė kėnduar
nga grupi polifonik, “Fterra nė Kėngė”, nė takime e konkurime nė Kurvelesh e Bregdet e deri nė takime e festivale
kombėtare.
¶¶¶
Lubonja (Fterra ) LIRI ( 1926 ): Shkrimtare, gazetare, veprimtare shoqėrore.
Ka lindur nė Durrės nė
njė familje fteriote. Mė 1929 familja e saj u vendos nė Tiranė. Mbaroi Shkollėn e Mesme Femrore nė Tiranė. Ka mbaruar
Universitetin nė Tiranė, dega Gjuhė e Letėrsi Shqipe. Ka marrė pjesė aktive nė Luftėn Antifashiste Nēl. dhe ka qenė delegate
e Tiranės nė Kongresin e Rinisė nė Helmės-Skrapar, gusht 1944. Tre vjet 1951-53, drejtoi gazetėn “Zėri i Rinisė”
dhe 1954-1968 Sekretare e Kolegjiumit po te kjo gazetė. Mė pas, deri nė 1973 ka qenė bashkėpunėtore shkencore nė Institutin
Histori-Gjuhėsi, pranė Akademisė sė Shkencave.
Nga 1973-1990 u internua
nė Lezhė, vite qė iu hoq edhe e drejta e botimit.
Nė 1960 botoi librin “Pėr ju vajza”, 1995 botoi librin “Larg dhe mes njerėzve” dhe nė 2003 ka pėrkthyer
“Hijet e vendit tė endėrruar”.
¶¶¶
Lubonja Lutfi JETMIRA ( 4 prill 1955 ) : Artiste skenike me veprimtari nė kinematografi
dhe teatėr.
Lindi nė Fier nga familja
fteriote e Dushajve. Talenti i saj spikati qė vitet e shkollimit tetėvjeēar e tė mesėm.
Nė qershor 1979 mbaroi
Institutin e Lartė tė Arteve nė Tirane. Filloi punė si aktore nė Teatrin Popullor nė shtator tė po atij viti. Pėr 11 vjet
rresht interpretoi mjaft role nė drama e komedi, tė Deas te "Tragjedia e fundit e Deas", Monda te "Nė prag tė jetės", Mira
te "Familja e Peshkatarit", Verorja te "Perballė jetės", e shumė tė tjerė. Ne vitin 1984 ka marre pjesė nė Ballkaniadėn Teatrale
nė Korinth tė Greqisė me rolin e Mirės tek "Familja e Peshkatarit".
Edhe nė kinematografi ka
luajtur disa role si : Nora te "Mengjeze tė reja", Moza te "Ėndėrr pėr njė karrike", Mamaja te "Djali elastik", Jeta te "Kur
xhirohej njė film", e tė tjerė.
Jetmira ka drejtuar
shpesh emisione televizive, veēanėrisht tė pėrrallave etj. Ka luajtur dhe nė dy filma televizivė pėr fėmijė : "Prit pak" dhe
"Gėzuar festėn Nėnė!". Prej tre vjetėsh punon si koordinatore nė Qendrėn Kombėtare tė Kulturės.
¶¶¶
Malaj ZAĒE ( 1945 ) : Profesor i Asocuar, Doktor i Shkencave, drejtues i lartė
i administratės.
Lindi nė Fterrė. Ka kryer
studimet universitare nė Institutin e Lartė Shtetėror tė Bujqėsisė Tiranė, Veterinari. Ka punuar veterinier nė NB Kamėz, pedagog
nė Univeristetin Bujqėsor, specialist nė Komitetin e Shkencės, Drejtor nė Institutin e Kėrkimeve Veterinare dhe Drejtor nė
Drejtorinė Veterinare nė Ministrinė e Bujqėsisė dhe Ushqimit.
Ka botuar shumė artikuj shkencorė brenda dhe jashtė Shqipėrisė. Eshtė, gjithashtu, autor dhe bashkėautor nė shumė botime shkencore
dhe libra universitare. Ėshtė delegat zyrtar i Shqipėrisė nė Organizatėn Botėrore tė Veterinarisė, Paris.
¶¶¶
Manēe (Ruka) MUKADES ( 1948 ) : Doktore e Shkencave, Profesore e Asocuar.
Lindi nė Fterrė. Mbaroi
Universitetin e Tiranės, nė degėn Gjuhė - Letėrsi Ruse. Eshtė kualifikuar jashtė shtetit, Rusi, Itali, Angli. Ka referuar
dhe botuar studime shkencore filologjike. Ka hartuar tekste mėsimore universitare. Ka botuar fjalor Rusisht-Shqip. Ka fituar
gradėn shkencore “Doktor i Shkencave” mė 1988, dhe titullin shkencor “Profesor i Asociuar” 1999. Ėshtė
Pėrgjegjėse e Departamentit tė Gjuhėve Sllave e Ballkanike nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, nė Universitetin e Tiranės.
¶¶¶
Mato HALIL (1910 – 1986): Komandant ēete.
Lindi nė Fterrė, ku kreu
dhe arsimin fillor. Shkollėn e xhandarmėrisė e kreu nė Durrės nė vitet 1930 - 1932. Tėrė jetėn punoi si ushtarak. Mori
pjesė aktive nė Luftėn Nacionalēlirimtare dhe kreu dhe detyrėn e komandantit tė ēetės territoriale tė Fterrės, tė rojes partizane
dhe u zgjodh nėnkryetar i Kėshillit Krahinor tė Kurveleshit nga viti 1943 deri nė dhjetor tė vitit 1944.
Pas Ēlirimit punoi si nėnoficer
nė ushtri.
¶¶¶
Mato Halil JAKUP ( 16 shtator 1934 ): Profesor, Doktor i Shkencave,studiues arti.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn fillore
e kreu nė fshatin e lindjes, ndėrsa shtatėvjeēaren dhe tė mesmen nė Gjirokastėr. Pas pėrfundimit tė
shkollės sė lartė , nė Universitetin Shtetėror tė Tiranės (1959), punoi nė Ministrinė e Arsimit
dhe tė Kulturės si specialist i letėrsisė , kryeredaktor i gazetės “Mėsuesi”, drejtor i arteve dhe zėvendės
kryetar i Komitetit tė Kulturės dhe tė Arteve. Nga viti 1973 deri 1987 punoi si specialist i arteve nė Komitetin
Qėndror tė Partisė . Mė 1987 u emrua drejtor i Institutit tė Lartė tė Arteve (sot Akademia e
Arteve). Nga viti 1991 e nė vazhdim ka qenė punonjės shkencor nė Qendrėn e Studimit tė Arteve
tė Akademisė sė Shkencave, ku dy herė ishte edhe drejtor i saj.
Qė nga viti 1960 e nė vazhdim ka botuar njė numėr tė konsiderueshėm artikuj shkencorė e kritikė
pėr letėrsinė dhe artet, ka mbajtur njė sėrė kumtesash nė veprimtari shkencore. Ka botuar monografitė
: “Risi tė letėrsisė shqiptare” (1983), “Paradokset e satirės dhe tė humorit” (2000),
“Imazhe, kode, kumte” (2001), “Rrjedhave tė artit paraprofesionist” (2004) .
¶¶¶
Mato Halil SULEJMAN ( 1941 ) : Shkrimtar
Lindi nė Fterrė, ku kreu dhe filloren. Shtatėvjeēaren e mbaroi nė Gjirokastėr, ndėrsa tė mesmen e ndėrtimit nė Tiranė.
Mė pas u diplomua pėr gjuhė-letėrsi nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin Histori-Filologji.
Nė vitet 1965-67 punon si mėsues nė Berat, nga 1967 deri mė 1973 si redaktor nė revistėn « Nėntori », 1973-1976
dhe 1985-1991 libretist nė Teatrin e Operas dhe Teatrin Popullor. Nga viti 1993 deri nė vitin 2001 ka punuar drejtor
i Agjensisė Qendrore tė Tregtimit tė Librit dhe si kryeredaktor i gazetės « Tirana bashkiake ».
Ka botuar 10 libra me poezi, ndėr tė cilat pėrmendim: Shtegu i blertė , Nėn diellin e jugut , Mbi glob fryjnė erėra , Nė stinėn
e poezisė, Fjalėt, Dallga e Jonit etj.
Ka botuar dhe vėnė nė skenė dramat:Ankthi, Njė natė e gjatė, Bukė nė shkėmb, Familja Zhavora etj
Janė vėnė nė skenė libretet: Legjenda e lules Honinė (balet) , Vajzat e qytetetit tė gurtė (balet), Paja
(operetė).
Ka botuar librat me tregime:
Drita e syve, Banorėt e vilės ,Vizitor nė Parajsė.
Ka botuar librat studimorė:
Labirinte dhe enigma, Ėndėrrat profetike, Arti i tė shkruarit.
Ka botuar edhe disa libra pėr fėmijė. Vazhdon tė merret me letėrsi dhe tė shkruajė nė shtypin e kohės.
¶¶¶
Mato Halil XHEMAL ( 3 korrik 1947 ) : Gazetar televizioni, regjisor, krijues.
Lindi
nė Sarandė nga njė familje fteriote. Shkollėn fillore e kreu nė Gjirokastėr dhe shtatėvjeēaren e gjimnazin nė Sarandė.
Nė
vitin 1969 mbaron UT pėr fizikė nė Fakultetin e Shkencave tė Natyrės. Njė vit mė vonė punon nė TVSH si gazetar i programeve
shkencore dhe mė 1978 si regjisor i kėtyre programeve. Nė vazhdimėsi punon nė TVSH edhe si regjosor pėr programet ekonomike
e mjedisore gjer nė vitin 1994. Nė vitet 1989-94 punon edhe si pedagog i jashtėm nė Akademinė e Arteve.
Nė
vitin 1999 largohet me dėshirėn e tij nga TVSH dhe i pėrkushtohet shoqatės “Masmedia dhe Mjedisi” pėr problemet
mjedisore nė Shqipėri, ku vazhdon tė jetė kryetar i saj dhe botues i gazetės mjedisore “Ekolėvizja”.
Ka
njė prodhimtari tė gjerė krijuese, me vlera e ēmime kombėtare e ndėrkombėtare. Ka drejtuar nė TVSH emisinet: Shkenca
dhe filozofia, Gjithėsia rreth nesh, Formimi i njerėzimit, Truri, Shkenca dhe enigmat, etj.
Ka
realizuar filmin e parė nėnujor dhe ėshtė autor i 17 dokumentarėve nėnujorė, duke qenė edhe vetė zhytės i talentuar. Ka fituar
katėr here ēmim kombėtar pėr dokumentarėt shkencorė. Nė konkursin e SOROS-it nė vitin 1995 fiton ēmimim “Gazetari mė
i mirė i vitit”.
Nė
krijimtarinė e tij me dukumentarė ka fituar dhe shumė ēmime nė festivale ndėrkombėtare, si nė vitet 1995, 1996, 1999 e 2002
, si me dokumentarėt Treni i vdekjes, Laguna e Lezhės, Nė botėn blu lufta vazhdon etj.
Ėshtė
autor i 74 dukumentarėve pėr natyrėn, problemet mjedisore, turizmin dhe traditat kulturore nė Shqipėri.
Qė prej vitit 1991 ėshtė
instruktor ndėrkombėtar i zhytjeve nėn ujė i specializuar edhe jashtė shtetit dhe me linēensė pėr studimet nėnujore. Ka shkruar
dy libra shkencorė: ‘Gjithėsia rreth nesh’ dhe ‘Shkenca dhe enigmat”.
¶¶¶
Mato (Fterra ) JAHO
(1898 – 1923) : Figurė shoqėrore e politike.
Lindi nė Fterrė. Pasi kreu
mėsimet fillestare nė fshat, ndoqi studimet nė Filat (Ēamėri) dhe tė mesmen nė Janinė. Pati lidhje me personalitete tė shquara
politike, si Avni Rustemi, Halim Xhelo, Ismail Haki Kuēi etj. Ishte komandant i xhandarmėrisė nė Brataj. Nė krye tė xhandarėve
tė zonės mori pjesė nė Luftėn e Vlorės tė vitit 1920. Pas saj u emėrua komandant i xhandarmėrisė tė rrethit tė Pėrmetit, ku
edhe vdiq aksidentalisht.
¶¶¶
Mato Remzi VULLNET ( 1937 ) : Shkrimtar, piktor
Lindi nė Sarandė, ku mori
dhe mėsimet e para. Pėr shkak tė pengesave klasore tė regjimit, la vendlindjen pėr tė punuar kinomekanik nė kinematė e sharrave
Hotolisht, Stravaj dhe nė qytetin e Librazhdit. Mbaroi me korrespondencė Liceun Artistik tė Tiranės pėr pikturė dhe studimet
e larta nė Fakultetin Filologjik tė Universitetit tė Tiranės nė degėn gjuhė e letėrsi shqipe.
Punoi drejtor nė shtėpinė
e kulturės dhe nė muzeun e Librazhdit. Mė tej u emėrua redaktor nė Revistėn ''YLLI', por e kthejnė pėrsėri nė Librazhd mėsues
nė gjimnaz e mė pas inspektor nė drejtorinė arsimore tė kėtij rrethi. Tani jeton e punon nė Tiranė, redaktor i shtėpisė botuese
" Milosao"
Ėshtė autor i vėllimeve
poetike: "Tinguj malesh", "Krahėt e erės", "Ninullat e hekurit", "Dritaret e prillit" dhe i vėllimit me poema "Katėr plagė
tė Shqipėrisė". Ka botuar vėllimin me tregime "E fshehta tronditėse", Romanet: "Ujėsinor", "Era e kėsaj kohe", "Lakmia", "Maturantėt"
dhe "Damkosja e ėngjėjve".
Ka fituar ēmime letrare
brenda dhe jashtė vendit.
¶¶¶
Mato Vullnet RAJMONDA (1957 ): Piktore
Pas kryerjes se Liceut
Artistik " Jordan Misja" nė Tiranė, pėrfundoi studimet e larta nė Akademinė e Arteve e specializuar nė degėn e Grafikės. Punoi
nė Qendrėn e Realizimit tė Veprave tė Artit dhe vijon mėsuese nė Liceun Artistik "Jordan Misja".
Ka marrė pjesė nė tė gjitha
ekspozitat kombėtare nė galerinė e arteve tė Tiranės dhe nė ekspozita nderkombėtare, qė nga viti 1992 e nė vazhdim. Pėrmendim,
midis tė tjerash, ekspozitė personale nė Hollandė, 2000 dhe nė Wels tė Austrisė 2003; pjesėmarrėse nė ekspozitėn XX kombėtare
tė arteve, nė ekspozitėn kolektive europiane nė Stokholm, Suedi, nė ekspozitėn e Shoqatės sė Grave Artiste "LIND", nė ekspozitėn
kolektive nė Argjentinė, nė ekspozitėn e grave piktore tė Ballkanit nė Ohėr, Maqedoni etj.. Punimet e saj janė botuar nė disa
albume kombėtare e ndėrkombėtare.
¶¶¶
Mato Jashar TURHAN (1924 – 1944): Dėshmor i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.
Lindi nė Fterrė nė njė
familje me tradita tė njohura atdhetare..Pasi kreu shkollėn fillore nė fshatin e lindjes dhe ciklin e ulėt tė shkollės sė
mesme nė Gjirokastėr, ndoqi mėsimet nė Normalen e Elbasanit. Pėr tė pėrballuar jetesėn, krahas mėsimeve edhe punonte. Kėtu
u brumos me idetė e para antifashiste dhe mori pjesė nė demostrata kundėr pushtuesve. Kėto u bėnė shkas, bashkė me shokė tė
tjerė, tė pėrjashtohej pėr pak kohė nga shkolla. Rėnia dėshmor e tė vėllait, Fuat Mato nė pėrpjekje me pushtuesit italianė,
ia shtuan edhe mė tepėr ndjenjat atdhetare dhe dėshirėn pėr tė marrė pjesė nė luftė pėr ēlirimin e vendit. Kur ishte nė klasėn
e fundit tė Normales, mė 1 maj 1943, bashkė mė shumė bashkėnxėnės tė tjerė, doli partizan. Nė fillim ishte pjesėtar i ēetės
sė Ēermenikės. Nė gusht tė kėtij viti u inkuadrua nė Brigadėn e Parė partizane; mori pjesė nė shumė luftime nė zona
tė ndryshme tė vendit si dhe nė inkursionin e Brigatės sė Parė nė dimrin e vitit 1943 – 1944.. Ishte zėvendės komisar
i kompanisė.sė mortajave dhe njėkohėsisht sekretar i celulės sė partisė sė saj. Mė vonė u transferua nė kompaninė e tretė
tė batalionit tė dytė tė kėsaj Brigade. Nė luftimet pėr ēlirimin e Pogradecit, mė 21 prill 1944, u plagos rėndė dhe u ēua
nė spitalin partizan tė Vlushės (Skrapar), ku vdiq mė 27 prill 1944. Ka lėnė shumė blloqe me shėnime tė pėrditėshme tė jetės
partizane, tė cilat pėrbėjnė dokumente tė rėndėsishme pėr luftėn partizane, pėr karakterin e tij burrėror, pėr sakrificat
e mėdha, idealet e larta, virtytet e ēmuara dhe trimėrinė e tij..
¶¶¶
Mato Jashar FUAT (1928
– 1943) : Dėshmor i Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare, i pari nė Kurvelesh
Lindi nė Fterrė.. I ndikuar
nga ngjarjet e luftrave pėr liri tė bashkėfshatarėve dhe tė krahinės, qė i vogėl u edukua me ndjenjat atdhetare, tė cilat
i shprehu nė veprime konkrete gjatė pushtimit fashist tė vendit. Tri klasa tė shkollės fillore i kreu nė fshatin e lindjes,
ndėrsa klasėn e katėrt nė Kuē. Ishte ndėr pjesėtarėt mė veprues midis tė rinjve tė fshatit, qė ndihmonin Luftėn Nacionalēlirimtare.
Natėn e 26 – 27 janarit tė vitit 1943, ndonse drejtuesit e ēetės sė fshatit dhe tė ēetės partizane “Hajredin Tremishti”
pėr arsye tė moshės nuk e lejuan tė bashkohej me ta nė luftė kundėr postėbllokut tė ushtrisė italiane nė Borsh, ai mori pjesė
dhe ra dėshmor.
Ishte dėshmori i parė i
Kurveleshit, prandaj edhe varri i tij u bė qendėr pelegrinazhi e tė rinjve antifashistė tė krahinės. Dėshmori dhe poeti Memo
Meto i thuri njė kėngė veprimit tė tij atdhetar dhe qėndresės burrėrore tė nėnės sė tij. Midis tė tjerave nė kėtė poezi shkruhet:
“Qė
ngaturma del njė grua me tumane,/ Ėshtė nėna e Fuatit, njė spartane./ O ju shoqe dhe ju shokė, mos vajtoni./ Dhe pėr ngushėllim
tek mua mos nxitoni./ Se si djalin tim Fuatin kėtė herė,/ Fashizmi do tė na vrasė edhe tė tjerė”.
Kėto vargje shėrbyen si
symbol i qėndresės sė nėnave labe dhe thirrje pėr luftė pėr liri.
¶¶¶
Maēi Himet JASHIK ( 21 maj 1946 ) : Kėshilltar juridik nė Kabinetin e Zėvendėskryeministrit,
veprimtar shoqėror.
Ka lindur nė Fterrė.
Mbasi kreu shkollėn shtatėvjeēare dhe tė mesme nė Sarandė, nė vitet 1969-1971 mbaroi Shkollėn e Lartė tė Partisė nė
Tiranė dhe fill pas saj pėrfundoi nė vitin 1975 Universitetin e Tiranės nė Fakultetin Juridik.
Nga viti 1972 e deri nė
vitin 1991 ka punuar kryesisht nė aparatet e Rinisė e tė Partisė, si sekretar i parė ė komitetit tė rinisė nė Sarandė,
punonjės nė Komitetin Qendror tė Rinisė dhe nė Komitetin e Partisė tė Tiranės, pedagog nė Shkollėn e Lartė tė Partisė nė Tiranė
etj. Nga viti 1992 e deri nė vitin 1999 ka kryer detyrėn e juristit nė disa institucine nė Tiranė, si dhe ka ushtruar detyrėn
e avokatit privat.
Nga viti 1999 deri nė vitin
2001 ka qenė kėshilltar juridik nė Kabinetin e Zėvendės-kryeministrit. Aktualisht punon si avokat privat.
¶¶¶
Mehmeti Veli DULLO (1942
) : Kryetar kėshilli nė Fterrė.
Lindi nė Fterrė . Pasi
mbaroi shkollėn 8 - vjeēare nė vendlindje, vazhdoi shkollėn profesionale pėr elektriēist. Punoi nė kėtė profesion gjithė jetėn
e tij nė hidrocentralin e Fterrės dhe shėrbimin elektrik nė fshat, deri nė vitin 1992. Nga viti 1984-1992, ka qėnė Kryetar
i Kėshillit tė Fterrės.
¶¶¶
Mehmeti HAMZA ( 1923 ) : Kryetar Kėshilli, veprimtar i shquar pėr Fterrėn.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn
fillore e kreu nė vendlindje. Nė rininė e tij ėshtė marrė me blegtori e bujqėsi. Me krijimin e cooperatives bujqėsore mė 1956,
pasi kreu njė kurs disamujor pėr veteriner, u caktua brigadjer blegtorie. Nė vitin 1966 u zgjodh Kryetar i Kėshillit tė Fterrės,
detyrė tė cilėn e ka mbajtur deri nė vitin 1981, pėr 15 vjet me radhė.
Ka qenė njė nga kryetarėt
qė ėshtė pėrpjekur shumė pėr ndėrtimin e rindėrtimin e objekteve social-kulturorė nė fshat, si pėr vatrėn e kulturės,
klubin, shkollėn 8 - vjeēare dhe ujėsjellėsin, linjėn telefonike me Borshin, e tė tjera.
¶¶¶
Memi Hamdi HAMZA ( 10 dhjetor 1932 ) : Zėvendėsdekan nė Fakultetin e Mjekėsisė, shef katedre, pedagog e autor tekstesh.
Lindi nė Fterrė. Shkollėn fillore dhe shtatėvjeēare i kreu nė Tiranė nė Strehėn Vorfnore dhe pas tyre mbaroi Politeknikumin
Mjekėsor po nė Tiranė nė vitin 1951. Nga ky vit deri mė 1958 kreu studimet e larta nė Moskė nė Institutin e Parė tė
Mjekėsisė.
Nė vitin 1958 fillon punėn si mjek patolog nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė Tiranės, ndėrsa nga viti 1961 emėrohet pedagog dhe
shef i Katedrės sė Higjienės dhe Sėmundjeve Infektive nė Fakultetin e Mjekėsisė, punė qė e kreu pėrmbi 30 vjet me radhė,
deri nė vitin 1992, kur doli nė pension.
Gjatė kėsaj periudhe ,
nė vitet 1970-1976, ka qenė edhe Zėvendėsdekan i Fakultetit tė Mjekėsisė.
Ka dhėnė leksione pėr gati
dhjetė vjet edhe nė Universitetin e Mjekėsisė nė Prishtinė-Kosovė.
Ėshtė autor e bashkėautor
i disa teksteve universitare e te mesme mjekėsore. Ka botuar artikuj tė shumtė shkencorė nė revista e buletine.
Ėshtė nderuar me udhėra
e medalje.
¶¶¶
Memi Hamdi OSMĖN (1926 – 1944 ) : Dėshmor i Luftės Nacionalēlirimtare.
Lindi nė Fterrė nė njė familje tė varfėr fshatare. Ende fėmijė, mbeti jetim dhe nė moshė tė re u largua nga fshati nė Sarandė
pėr tė siguruar jetesėn e mė pas nė Tiranė si punėtor ofoēine.
Nė vitin 1943 kthehet nė
fshatin e lindjes dhe pėrfshihet nė veprimet luftarake tė ēetės territoriale. Edhe pse ende i ri, nė dhjetor 1943 pranohet
nė batalianin e 4-tė tė Brigadės sė Parė Sulmuese. Mori pjesė nė disa luftime kundėr forcave armike, si nė Qafėn e Kiēokut,
nė Tendėn e Qypit, nė Kapinovė, nė fshatrat e Tomorricės etj. dhe tregoi trimėri e guxim.
U vra nė pėrpjekje me focat
gjermano-balliste nė betejen e Shelcanit nė Elbasan mė 9 maj 1944, pak kohė mbasi ishte pranuar si anėtar i Partisė Komuniste.
Populli i Fterrės i kėndon:
Osmėn Memi trim i shquar,
Do mbetesh yll i pashuar…
¶¶¶
Memi Hamdi SAFET ( 1920 ): Figurė e shquar e Luftės NĒL pėr Fterrėn, Kurveleshin
e Bregdetin, drejtues i lartė nė administratėn
shtetėrore.
Lindi nė Fterrė. Pati fėmijėri
tė vėshtirė. Ushtroi profesionin e farmacistit, fillimisht nė Tiranė, ku u lidh me Lėvizjen Antifashiste. Mė 28 tetor 1941
mori pjesė nė demostratėn antifashiste tė Tiranės. U arrestua si antifashist pėr dy javė. Kthehet me aktivitet nė Vlorė
e mė vonė nė Himarė. Nė korrik 1943 vendoset nė Fterrė, ku merret sistematikisht me organizimin e lėvizjes “Pėr njė
Shqipėri tė lirė e demokratike”.
Kryen detyra politike dhe
luftarake nė Fterrė, nė Krahinėn e Kurveleshit dhe nė Bregdet. Merr pjesė nė ēetėn e Fterrės dhė bėhėt anėtar i Kėshillit
Krahinor. Nė dhjetor 1943 caktohet pėrgjegjės politik pėr Fterrėn. Pas operacionit tė Qershorit 1944 caktohet nė Komitetin
e Partisė tė Kurveleshit. Nė janar 1945 emėrohet pėrgjegjės i sektorit tė shėndetėsisė pėr nėn/Prefekturėn e Kurveleshit,
nė Gusmar. Nė prill 1946 emėrohet Shef nė Ministrinė e Shėndetėsisė pėr farmacitė e Republikės. Mė vonė Kryetar Dege pėr Mjekimin.
Nė 1952 caktohet nė aparatin e KQ tė Partisė pėr sektorin e Shėndetėsisė, ndėrsa mė 1956, Drejtor i shėrbimit faramaceutik
nė Ministrinė e Shėndetėsisė. Ndėrkaq, mbaroi dhe studimet e larta nė Fakultetin e Mjekėsisė, nė vitet 1960-65. Nė 1966-69,
vullnetarisht, shkoi mjek pėr tri fshatrat: Borsh-Fterrė-Ēorraj, ku me nismėn e tij u ndėrtua spitali nė Borsh, ku shėrbeu
si mjek e pėrgjegjės spitali pėr 4 vjet. U rikthye pėrsėri nė Ministrinė e Shėndetėsisė, po si Drejtor Drejtorie, deri sa
doli nė pension mė 1980.
Safet Memi konsiderohet “simbol i mirėsisė”ndaj njeriut nė gjithė jetėn e tij tė gjatė.
¶¶¶
Mita Eshref IDRIS ( 5 tetor 1933 ) : Drejtues administrate, ekonomist
Lindi nė Gjorm tė Vlorės
nga familje fteriote. Shkollėn fillore e nisi nė Gjorm dhe e mbaroi nė Fterrė. Shkollėn shtatėvjeēare e pėrfundoi nė Shkodėr.
Nga viti 1949 deri mė 1952 pėrfundoi teknikumin financiar nė Tiranė dhe mė pas u diplomua si ekonomist pėr degėn industriale.
Ka punuar vazhdimisht
nė Tiranė si shef plani nė Ndėrmarrjen e Prodhimeve tė Ndryshme , kryespecialist nė seksionin e industriesė nė Komitetin Ekzekutiv,
ekonomist nė fabrikėn e tullave dhe dhe pėr njėzetė vjet me radhė Kryetar i Degės sė Plan-Furnizimit nė Ndėrmarrjen Elektrike.
Ėshtė shquar pėr korrektėsi
tė lartė nė kryerjen e detyrave dhe ėshtė nderuar me urdhėra e medalje.
¶¶¶
Mita Kasėm SHAQIR ( 24 qershor 1886 - 17 qershor 1944): Dėshmor i Luftės Antifashiste
Nacionaēlirimtare, lufėtar trim pėr liri e pavarėsi
Lindi nė Fterrė nė njė
familje tė varfėr fshatare. Qė i vogėl mėrgoi nė Turqi pėr tė siguruar bukėn e gojės, po u kthye i shgėnjyer. Punoi si bujk
, blegtor e qiraxhi, po asnjėherė nuk e mundi dot varfėrinė.
Ėshtė pjesėmarrės
aktiv i ēetės sė fshatit nė ndeshjet e njėpasnjėshme me bandat e shovenistėve grekė dhe nė vrasjen e tre kapedanėve
tė tyre. Ėshtė pėrkrahės i luftrave pėr Pavarėsi mė 1912. Merr pjesė me armė nė dorė dhe nė Luftėn e Vlorės mė 1920.
Ėshtė dekoruar me medaljen “Pėr veprimtari patriotike”.
E priti me urrejtje pushtimin
fashist dhe pėrkrahu pa rezerva lėvizjen nacionalēlirimtare. Tashmė qė kishte humbur shikimin, “luftėn” e bėnte
me vargje, duke u bėrė njė nga bejtexhinjtė e shquar tė Fterrės. Shtėpia e tij u bė bazė e lėvizjes.
Nė operacionin e qershorit
tė vitit 1944 forcat gjermano-balliste u hakmorėn ndaj qėndrimit tė tij e tė familjes, por sodomos pėr kėngėt qė kishte ngritur
kundėr ballistėve. Shaqon plak e tė qorruar, e morėn dhe e pushkatuan.
¶¶¶
Mita Shaban ILMI ( 3 mars 1943 ) : Specialist i shquar pėr pėrpunimin e
drurit, pedagog i jashtėm dhe autor tekstesh.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollimin
shtatėvjeēar e kreu nė Tiranė, Gjimnazin “Petro Nini Luarasi” e mbaroi nė vitin 1957 po nė Tiranė.
Studimet e larta i kreu
nė Kinė, nė Pekin, nė vitet 1961-1966 nė degėn e Inxhinierisė sė Pėrpunimit tė Drurit.
Pėr mbi 20 vjet me radhė,
nga viti 1967 deri mė 1988, punoi si inxhinier e kryeinxhinier nė Kombinatin e Drurit “Misto Mame” nė Tiranė,
pastaj nė degėn e standarteve nė Komitetin Ekzekutiv tė Tiranės.
Nga viti 1992 deri nė vitin
2003 hapi bisnes privat pėr pėrpunim druri, kur del dhe nė pension.
Ka punuar si pedagog i
jashtėm nė Institutin Bujqėsor nė Kamėz, ka qenė anėtar i kėshillit shkencor nė Fakultetin e Pyjeve, ka hartuar tekste pėr
kėtė fakltet, si dhe pėr shkollėn e mesme tė pėrpunimit tė drurit.
Ėshtė dekoruar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Mita Shaban KUDRET ( 6 qershor 1946 ) Doktor i Shkencave Historike, ushtarak i
lartė, shef Departamenti nė Akademinė e Mbrotjes, pedagog, hartues fjalorėsh, pėrfaqėsues shqiptar nė NATO.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollimin
tetėvjeēar dhe tė mesėm ushtarak i kreu nė Tiranė. Mbaron Shkollėn e Bashkuar tė oficerėve nė vitin 1967, merr diplomėn pėr
histori – gjeografi nė Universitetin e Tiranės, Fakulteti Histori- Filologji, nė vitin 1978. Kryen Akademinė e Mbrotjes
nė Tiranė nė vitin 1984.
Nė vitin 1996 mbron titullin
“Doktor i Shkencave Historike” me temė pėr artin ushtarak tė kryengritjeve tė mėdha shqiptare tė viteve
1910-1912.
Ka punuar si kuadėr ushtarak
qė nga viti 1967 e deri mė 2003, duke i ngjitur me shpejtėsi shkallėt e karierės, qė nga komandant kompanie e deri nė detyra
tė larta nė brigadat e kėmbsorisė e tė forcave ushtarake detare.
Nė Akademinė e Mbrojtjes
ka punuar pėr gati 15 vjet, gjer nė vitin 1998, si pedagog, pėrgjegjės i redaksisė tė fjalorit enciklopedik ushtarak,
shef i departamentit tė politkės sė sigurimit, shef i departamentit tė terminologjisė dhe enciklopedisė ushtarake etj.
Nga viti 1998 deri nė vitin
2003 ka punuar nė Misionin e Shqipėrisė pranė NATO-s nė Bruksel, si zėvendėspėrfaqėsues ushtarak i Shqipėrisė.
Ka kryer njė sėrė kualifikimesh
jashtė shtetit, si nė Kolegjin e Mbrotjes sė NATO-s nė Romė, Qendrėn Amerikane “Xhorxh Marshall” nė Gjermani,
nė shkollėn e NATO-s tė Forcave Aleate nė Evropė etj.
Ka njė veprimtari tė gjerė
botuese me bashkėautorė, sidomos nė fushėn e fjalorėve tė termave ushtarakė.
Ėshtė nderuar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Mita Shefki SHERI ( 1943 ) Aktor, regjisor, shkrimtar.
Ka lindur nė Fterrė. Mbas
shkollimit tė mesėm, kreu Institutin e Lartė tė Arteve nė vitin 1967. Fillimisht emėrohet po aty pedagog i mjeshtėrisė
sė aktorit, por hiqet pėr arsye biografike. Emėrohet regjosor nė Kinostudio, aktor nė Teatrin Popullor etj. deri sa
ēohet regjosor nė Estradėn e Beratit, nga ku kthehet nė Tiranė nė vitin 1989 fillimisht si regjisor nė Cirkun e Tiranės. Nė
vitin 1993 emėrohet nė Estradėn e Tiranės si drejtor e vitet e fundit udhėheqės artistik. Nė vitin 2004 del nė pension.
Ka dhėnė kontribut tė vaēantė
si aktor dranmatik, por dhe komik. Ka luajtur role nė 16 filma artistikė, si nė filmat “Ngadhnjim mbi vdekjen”,
“Yjet e netėve tė gjata”, “Ballė pėr ballė”, “Gjeneral Gramafoni’, “Veterani”,
“Nė fillim tė verės”, “Valixhja me njė milonė dollarė” etj. Ka interpretuar si aktor nė teatėr,
si te pjesėt “Shtėpia nė bulevard”, “Fyryra e dytė”, ‘Arturo Ui”, ‘I pazėvendėsueshmi”
etj.
Si regjisor, pėrveē dhjetėra
numrash estrade, ka vėnė nė skenė nė Tatrin Popullor, nė Fier, Berat, Korēė etj. disa drama e komedi.
Si krijues letrar,
ka shkruar gjashtė drama e komedi. Katėr prej tyre : dramat “Vite tė paharruara” dhe “Dy krisma nė Paris”
dhe komeditė “Kėshilli i ndrikullave” dhe “Familja e madhe” kanė fituar ēmime nė konkurset kombėtare
tė dramaturgjisė dhe Festivalet Kombėtare tė Teatrove.
Nė vitin 2004 u nderua
me Urdhėrin “Naim Frashėri i Artė”.
¶¶¶
Ruko Faslli BEJKUSH ( 25 nėntor 1934 - 2003 ): Drejtues i lartė nė
administratėn ushtarake.
Lindi nė Fterrė, ku kreu
dhe arsimin fillor. Arsmin shtatėvjeēar e kreu nė Himarė, ndėrsa nė vitin 1953 mbaron shkollėn e oficerėve nė Tiranė.
Ka njė karierė nė ngritje
ushtarake. Qė nė vitin 1953 emėrohet shef prapavije nė aviacion nė Kuēovė, 1955-58 e gjejmė shef prapavije tė regjimentit
tė ndėrlidhjes nė Tiranė, pastaj, me radhė nė brigadėn e kėmbsorisė dhe nė brigadėn e parė, deri nė 1962. Transferohet pėr
pak kohė nė Burrel dhe nė vitin 1963 deri mė 1965 kryen Akademine e Lartė Ushtarake nė Tiranė. Punon pėr shtatė-tetė vjet
nė Sarandė si shef prapavije dhe gjatė kėsaj kohe mbaron kursin e lartė tė ekonomisė politike. Mė pas punon nė Gjirokastėr,
deri nė vitin 1975, si shef prapavije i Korpusit dhe nga viti 1975 deri mė 1982 punon nė Ministrinė e Mbrotjes nė drejtorinė
e prapavijės.
Nė vitin 1982 transferohet
nė Burrel, ku punon nė prapavijėn e ushtrisė deri mė 1986.
¶¶¶
Ruko Sinan LIRIM ( 1940 ) : Drjetor ne Kombinatin Poligrafik ne Tirane.
Ka lindur ne Fterre, ku mbaroi dhe filloren. Shkollen e mesme teknike e mbaroi ne Tirane. Nga viti 1961 deri ne vitin 1964
vazhdoi studimet e larta ne Kine, te cilat i vazhdoi ne Tirane dhe ne vitin 1968 diplomohet inxhinier mekanik.
Per kater vjete punoi si inxhinier e si mesues i lendeve profesioanle ne gjimnazet e Tiranes e Politeknikum, si dhe inspektor
ne Ministrine e Arsimit.
Nga viti
1972 fillon pune ne Kombinatin Poligrafik, fillimisht si projektues, pastaj kryetar i deges mekanike dhe nga viti 1983 e deri
ne vitin 1992 si drejtor.
Me 1995 emigroi
jashte shtetit, fillimisht ne Grqi dhe qe nga viti 1997 ne Amerike, ku gjendet edhe sot.
Eshte nderuar me
urdhera e medalje.
¶¶¶
Sadikaj Bajram ILDA ( 21 shkurt 1960 ) : Kuadėr i lartė nė administratė, drejtore
drejtorie nė Ministri.
Ka lindur nė Tiranė nė
njė familje fteriote. Arsimin tetėvjeēar e tė mesėm i kreu nė Tiranė. U diplomua nė Universitetin e Tiranės pėr ekonomi-financė.
Deri nė vitin 1997 ka punuar nė sektorė tė tregtisė shtetėrore dhe nė aktivitet privat.
Nga viti 1998 deri mė 2002
punoi si Drejtore e Drejtorisė Ekonomike nė Ministrinė e Arsimit e tė Shkencės, ndėrsa nga viti 2002 e nė vijim ėshtė Drejtore
e Drejtorisė Buxhet-Financė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme.
Ėshtė specializuar pėr
administrim biznesi jashtė shtetit.
¶¶¶
Sadikaj Rrapo BAJRAM ( 15 shkurt 1930 ) : Kuadėr i lartė ushtarak, shef katedre,
Mjeshtėr Sporti nė qitje.
Ka lindur nė Fterrė, ku
kreu dhe shkollėn fillore. Qysh nė moshė tė re aktivizohet nė Luftėn NĒL. Deri nė vitin 1949 punoi nė administratėn e nėnprefekturės
sė Kurveleshit, ku mbaroi dhe shkollėn unike.
Nė vitin 1951 pėrfundoi
me rezultate tė shkėlqyera Shkollėn e Bashkuar tė officerėve. Pėr njė periudhė dhjetėvjeēare punoi si kuadėr politik nė shkolla
tė ndryshme ushtarake dhe, njėkohėsisht, pėrfundoi arsimin e mesėm civil, vazhdoi studimet nė UT dhe nė sportin e qitjes fitoi
titullin “Mjeshtėr sporti”.
Pas vitit 1960, pėr gati
7 vjet, ka patur funskione drejtuese nė brigadėn e Ersekės dhe nė Korpusin e Korēės.
Pas pėrfundimit tė Shkollės
sė Lartė tė Partisė si dhe tė kursit psuniversitar tė filozofisė, ka punuar nė institucionet qendrore si instruktor i pėrgjithshėm
nė drejtorinė politike tė ushtrisė dhe nė aparatin e KQ tė Partisė.
Nė fillim tė vitit 1975
kaloi pėrsėri nė ushtri si kuadėr i lartė politiko-ushtarak nė poste drejtuese nė dikasterin qendror tė mbrotjtjes, nė njėsi
ushtarake tė bashkuara dhe nė Akademi.
Gjashtė vitet e fundit,
deri sa doli nė pension, punoi si pedagog dhe shef i katedrės sė lėndėve sociale nė Akademinė Ushtarake “Skėnderbej”.
Vitet e fundit ka shkruar
e botuar librin “Zambakėt e kuq tė Fterrės”, kushtuar dėshmorėve, ku pėrmenden edhe shumė ngjarje tė krahinės
sė Kurveleshit tė asaj kohe.
¶¶¶
Sadikaj Rrapo SHYQYRI ( 2 mars 1914 – 26 mars 1983 ): Komandant ēete, kryetar
kooperative nė Fterrė, partizan e ushtarak.
Lindi nė Fterrė. Mbeti
jetim nė moshė tė re dhe e pėrballoi jetesėn me vėshtirėsi. U lidh me Lėvizjen qysh nė fillimet e saj. Luftoi nė ēetėn territoriale
“Fuat Mato” dhe u bė edhe komandant i saj. Nė korrik tė vitit 1944 shkon si kuadėr i gatshėm nė Brigadėn e 12-tė
partizane me detyrė komandant kompanie. Pas ēlirimit punoi si ushtarak nė armėn e artilerisė, duke arritur gradėn e
majorit.
Nė vitin 1956 iu pėrgjigj
thirrjes sė bashkėfshtarėve dhe kthehet nė Fterrė si kryetar i kooperatives bujqėsore, ku drejtoi pėr tre vjetė. Nė vitin
1960 u rikthye nė ushtri, ku punoi deri sa doli nė pension.
Ėshtė nderuar me shumė
urdhėra e medalje.
¶¶¶
Shehu XHAFER : Komandant ēete nė Luftėn e Vlorės 1920.
Lindi nė Fterrė. Jetoi
nė fillim tė shekullit XX. Mbaroi shkollėn “Zosimea” nė Janinė. U bė avokat. Mė 1920 ishte komandant i Ēetės sė
Fterrės nė Luftėn e Vlorės. Fterra i kėndoi:
“ O Xhafer
Shehu me nam,/ Me mėn(d)e si evropjan,/ Kėrkon liri pėr vatan…/.
Vdiq nė mesin e viteve
‘30-tė.
¶¶¶
Shkurti (Zhupa) Gastere ( 23 shkurt 1952 ) : Aktore, mėsuese.
Ka lindur nė Fterrė. Mabaroi
shkollėn e mesme profesionale pėr muzikė e vizatim nė vitin 1972. Nga ky vit deri mė 1980 punoi si aktore e kėngėtare nė teatrin
e estradės profesioniste tė Sarandės. Nga viti 1980 deri nė vitin 1990 punoi si aktore nė Estradėn e Ushtrisė.
Pas kėtij viti e nė vazhdim
punon si mėsuese nė Tiranė.
¶¶¶
Shkurti Hamit DILAVER ( 5 shtator 1928 ) : Drejtues i lartė nė administratėn
shtetėrore, diplomat, figurė shoqėrore politike.
Lindi nė Fterrė. Ndoqi
studimet nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, tė cilat i ndėrpreu pėr shkak tė pjesėmarrjes nė Luftėn Antifashiste Nacional –
Ēlirimtare. Ka marrė pjesė nė luftimet e ēetės sė fshatit. Ishte anėtar i Komitetit tė Rinisė tė Kurveleshit, partizan nė
komandėn e vendit dhe tė qarkut. Mė 1945 ka punuar nė Komitetin e Rinisė tė Qarkut tė Gjirokastrės. Pas Ēlirimit, mbaroi Politeknikumin
“7 Nėntori” dhe ndoqi studimet e larta nė Moskė pėr inxhiinjer nafte, tė cilat i pėrfundoi nė vitin 1955 me rezultate
tė shkėlqyera Prej kėtij viti deri mė 1961 punoi si ixhinier, kryeixhinjer dhe drejtor i Ndėrmarrjes sė Naftės nė Patos. U
shqua pėr pėrdorimin e metodave tė reja nė nxjerrjen e naftės, disa prej tė cilave u zbatuan pėr dhjetra vjet. Nga viti
1961 deri 1967 ishte Kryetar i Degės sė Naftės nė Ministrinė e Minierave dhe tė Gjeologjisė. Ka qenė sekretar shkencor
i Komisionit pėr Bashkėpunim me Vendet e Huaja dhe kryetar i komisionit pėr mbrojtjen e diplomave nė Universitet. Nė vitin
1967 kaloi nė Ministrinė e Tregtisė sė Jashtme, ku punoi pėr 22 vjet, deri sa doli nė pension. Pėr shumė vjet ka qenė atashe
tregtar nė Kinė dhe nė Algjeri. Ėshtė anėtar i kryesisė sė Tiranės tė Shoqatės “Labėria” dhe kryetar i komunitetit
fterjot. Ka botuar librin “Shfrytėzimi i puseve tė naftės dhe tė gazit” (1967).
Ėshtė dekoruar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Shkurti Dervish MUSA ( 15 shkurt 1932 ) : Drejtues arsimi, me ndihmesė tė vaēantė nė arsimimin e bijve tė
Labėrisė.
Lindi nė Fterrė. Ka mbaruar arsimin e lartė pėr gjuhė shqipe e histori. Ka njė karrierė tridhjetėvjeēare nė arsim, kryesisht
nė qytetin e Vlorės, si drejtor e zėvendės nė shkollat “Ali Demi”, “Teli Ndini”, “ 8 Nėntori”,
“ 15 Tetori”, “Ismail Qemali”. Ka treguar kujdes tė vacantė pėr arsimimin e bijve tė Labėrisė e tė
Kurveleshit. Drejtoi pėr njė kohė tė gjatė kualifikimin e mėsuesve tė shkencave shoqėrore.
¶¶¶
Xhama Lame AGRON (25 prill 1936): Drejtues i lartė nė administratėn shtetėrore,
ekonomist, drejtor drejtorie nė ministri, me kontribut tė shquar edhe pėr Fterrėn.
Ka lindur nė Fterrė. Shkollėn
fillore e kreu nė vendlindje. Tė mesmen dhe Universitetin i mbaroi nė Tiranė dhe u diplomua ekonomist. Ka punuar
nė sektorin e tregtisė nė rrethin e Sarandės deri nė vitin 1980 si ekonomist, kryetar dege, drejtor e nėndrejtor nė
ndėrrmarrjen tregtare. Nga viti 1970 deri mė 1975 ka qenė drejtor i Turizmit tė Sarandės.
Nė vitin 1980 fillon punė
nė Ministrinė e Tregtisė sė Brendshme, Drejtor i Drejtorisė sė Planit. Nė vitet 1991-1993 ka punuar drejtues administrativ
nė strukturat e Ministrisė sė Turizmit dhe drejtor i furnizimit materialo-teknik, nga ku doli dhe nė pension tė parakohshėm.
Ka dhėnė ndihmesė tė ēmuar
pėr Fterrėn, veēanėrisht pėr ngritjen e objekteve tregtare, pėr ndėrtimin e shkollės sė re dhe pėr ngritjen e muzeut historik.
Ėshtė ideator e bashkėbotues i gazetės “Fterra jonė” qė nga viti 1997 e nė vazhdim dhe ka meritė tė vaēantė pėr
pėrgatitjen e saj dhe publikimin nė internet.
Ėshtė nderuar me urdhėra
e medalje tė ndryshme.
¶¶¶
Xhama Lame BARDHYL: ( 1933 ) : Mėsues i Merituar, shkrimtar, punonjės shkencor,
gazetar.
Ka lindur nė Fterrė. Arsimin
fillor e kreu nė vendlindje, ndėrsa shkollėn 7-vjeēare dhe shkollėn e mesme pedagogjike i pėrfundoi nė Gjirokastėr nė
vitin 1953 me rezultate tė shkėlqyera. Po kėtė vit emėrohet mėsues matematike nė gjimnazin “Asim Zeneli”. Qė nga
viti 1954 deri nė 1959 punon nė arsim nė Delvinė, si mėsues . zėvendėsdrejtor e drejtor shkolle tetėvjeēare e gjimnaz. Gjatė
kėsaj periudhe kryen studimet me korrespondencė nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė. Nga
viti 1959 gjer nė vitin 1964 punon nė Sarandė si inspektor arsimi, nga viti 1964 deri nė vitin 1969 ėshtė drejtor nė gjimnazin
“Hoxha Tahsin” tė Sarandės.
Nė vitin 1969 transferohet
nė Tiranė si redaktor e mė pas Sekretar Kolegjiumi i gazetes “Mėsuesi”. Nė vitin 1981 emėrohet zėvendėsdrejtor
nė Shtėpinė Botuese tė Librit Shkollor dhe mė 1982 fillon punėn si Shef Sektori pėr Gjuhėn dhe Letėrsinė nė Institutin
e Studimeve Pedagogjike. Nė vitin 1989 del nė pension.
Si mėsues e kuadėr nė arsim ėshtė shquar pėr pėrgatitje tė lartė shkencore, metodike e drejtuese. Si gazetar e studiues ka
shkruar me qindra shkrime e studime shkencore pedagogjike. Si shkrimtar ka botuar 11 libra artistikė pėr fėmijė, romane,
novela, vėllime me pėrralla, vėllime me rrėfenja etj.
Tetė nga veprat e tij janė nderuar me ēmime nė konkurset kombetare tė letėrsisė pėr fėmije e tė rinj.
Ka shkruar mbi njėqind
pėrralla e tregime ne organet e shtypit, pjesė pėr teatrot e kukullave, radiotregime e teletregime, radionovela, skenarė dokumentarėsh
televizivė etj.
Ka dhėnė ndihmesė tė vaēantė
nė Shoqatėn Mbarėkombėtare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj, si nėnkryetar i saj pėr njė kohė tė gjatė.
Mban shumė urdhėra e medalje
dhe titullin “Mėsues i Merituar”
¶¶¶
Xhama Rushit LAME : ( 1905 – 1992 ) Mėsues i Popullit, patriot e luftėtar
pėr liri e pėrparim.
Ka lindur nė Fterrė. Pati
fatin tė qe nxėnės nė ēeljen e shkolllės sė pare shqipe nė fshat, nė tetor 1916. Si kreu arsimin fillor, ende nė moshė tė
njomė, shkon tė punojė nė Vlorė si hizmeqar.
Mė vonė, i ndihmuar nga
Halim Xhelua, dėrgohet nė shkollėn Normale tė Elbasanit, pa e pasur arsimin e duhur. Kėtu futet nė klasat plotėsuese dhe duke
qenė i suksesshėm, pranohet pėrfundimisht nė Normale, tė cilėn e pėrfundoi nė vitin 1928.
Me mbarimin e Normales,
emėrohet mėsues nė Pėrmet dhe pas dy vjetėsh, mėsues nė Sarandė, ku punoi tėrė jetėn, me pak ndėrprerje.
Ka punuar sė mėsues, drejtues
shkolle, inspektor arsimi dhe drejtor i shtėpisė sė fėmijės e konviktit nė Sarandė, Delvinė, Gjirokastėr, Kuē e Konispol.
Ėshtė shquar si mėsues
e drejtues i aftė, me dije e aftėsi shkemncore e pedagogjike. Ka gėzuar respekt tė vaēantė nga gjithė populli i Sarandės
e i Delvinės, ku punoi disa dhjetėvjeēarė.
Nė vitin 1956 mori titullin
“Mėsues i Merituar” dhe mė 1980 titullin “Mėsues i Popullit” pėr kontribut tė shquar nė mėsimin dhe
edukimin e brezit tė ri.
Lame Xhama ėshtė shquar
dhe pėr veprimtari luftarake e patriotike. Ende i ri nė moshė, aktivizohet gjerėsisht nė Luftėn e Vlorės mė 1920, zihet rob
e internohet nė Sazan. Nė Normalen e Elbasanit bėhet anėtar i Shoqėrisė Bashkimi dhe merr pjesė me armė nė dorė nė revolucionin
e Qershorit 1924 nė pėrkrahje tė Fan Nolit.
E pret me urrejtje pushtimin
fashist mė 1939, merr pjesė nė demonstrata dhe jep ndihmesė tė vaēantė dhe tė hapur nė edukimin e nxėnėsve me ndjenja atdhetare
e kundėr fashizmit. Pėr kėtė transferohet nga Saranda nė Konsipol. Po dhe kėtu shquhet pėr veprimtari patriotike e shoqėrore.
Mė 1940, me vendim tė posaēėm “spastrohet” nga arsimi, si mėsues antifashist.
Nė kėtė kohė kthehet nė
Fterrė dhe i kushtohet tėrėsisht pėrkrahjes sė Luftės Nacionalēlirimtare. Merr pjesė nė ēetėn territoriale. Nė vitin 1942
zgjidhet nė kėshillin nacionalclirimtar tė fshatit, mė 1943 emėrohet akonomat i materialeve tė luftės pėr partizanėt,
tė kapura ushtrisė italiane pas kapitullimit etj. Ndihmesė tė vaēantė dha gjatė Luftės e fill pas saj pėr arsimimin nė zonat
e ēliruara. Ėshtė anėtar i komisionit arsimor pėr Bregdetin, Kurveleshin e Poshtėm e Rrėzomėn. Zgjidhet delegat e merr pjesė
nė Konferencen e Dytė Arsimore nė Lipė tė Pėrmetit nė gusht 1944 etj
Pėr pjesėmarrjen ne luftėn
Nacionalēlirimtare ėshtė dekoruar me medaljet e Ēlirimit, tė Kujtimit dhe tė Trimėrisė.
¶¶¶
Xhama Yzeir LEK ( 2 janar 1940) : Mjek higjienist dhe neuropsikiatėr, botues tekstesh
arsimore , me ndihmesė tė vaēantė nė zonėn e Labėrisė.
Lindi nė Fterrė. Arsimin
fillor e shtatėvjeēar i kreu nė Gjirokastėr.. Nė vitet 1954-58 mbaron nė Tiranė Politeknikumin Mjekėsor
Nga viti 1958 deri mė 1966
punon nė rrethin e Vlorės si ndihmėsmjek nė drejtorinė e shėndetit, nė spitalin psikiatrik dhe nė fshatrat Gorisht e
Brataj. Edhe gjatė kryerjes sė ushtrisė punoi nė spitalin ushtarak te Kavajės.
Nga viti 1966 deri mė 1971
kreu studimet e larta nė UT nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe prej kėtij viti deri mė 1987 ka qenė drejtor i Higjenės dhe
Epidemiologjisė nė Gramsh dhe mė pas higjenist nė Kombinatin Metalurgjik nė Elbasan. Mė 1991 deri mė 1998 punon si mjek nė
spitalin psikiatrik tė Vlorės dhe mė pas, pėr dy vjet, mjek nervolog nė Vorė tė Tiranės, deri mė 2000, kur del ne pension.
Nga viti 2000 deri mė 2005
ėshtė pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Infermjerisė Tiranė. Ka dhėnė mėsim dhe nė shkollėn e mesme mjekėsore nė Vlorė.
Ėshtė autori kryesor i tekstit “Terminologjia mjeksore e gjuhės latime”, si dhe i dy miniteksteve,
pėr higjienėn dhe pėr mikrobiologjinė pėr shkollėn e laborantėved dentarė “Medikadent”.
Me njė vjetėrsi pune 20-vjeēare,
fitoi tė drejtėn e specialistit higjienist, ndrėsa nė vitet 1976-1977 u specializua edhe pėr neurologji pranė Fakultetit tė
Mjekėsisė nė Tiranė.
Pėr gati 15 vjet punoi
me pėrkushtim nė zonėn e Labėrisė nė rrethin e Vlorės.
Ėshtė nderuar me urdhėra
e medalje.
¶¶¶
Zani Sulo NEIM (1896-1978) : Mėsues me kontribut tė shquar pėr Fterrėn
dhe krahinėn e Kurveleshit., i nderuar me Urdhėrin e Flamurit
Ka lindur nė Fterrė. Pas
shkollimit fillestar, kreu dhe kurse pėr mėsues. Ka punuar si mėsues nė Amonicė, Kuē, nė Delvinė, nė Progonat, Gusmar, Borsh,
Kallarat etj. Njeri i nderuar qė punoi me pėrkushtim pėr mėsimin dhe edukimin e nxėnėsve tė Fterrės pėr gati 40 vjet. Ėshtė
shquar pėr vullnet e korrektesi tė vaēantė. Nga duart e tij kane dalė qindra nxėnės qė kanė shkėlqyer nė vitet mė tė larta
tė shkollimit nė mbarė vendin.
Pėr merita tė shquara
nė arsim, nė vitin 1957 ėshtė nderuar me Urdhėrin e Flamurit me motivacionin pėr kontributin e tij tė vlefshėm nė edukimin
e brezit tė ri, me punė tė rregullt e tė pandėrprerė.
¶¶¶
Zeneli Rrapo GURO ( 1939 ) : Gazetar, shkrimtar, veprimtar shoqėror, me kontribut tė shquar pėr Fterrėn.
Lindi nė Fterrė, ku kreu arsimin fillor. Shtatėvjeēaren e mbaroi nė Kuē. Shkollėn e mesme pedagogjike e pėrfundoi nė Tiranė.
Nė vitet 1960-1964 pėrfundon studimet nė UT nė degėt Gjuhė e Letėrsi Shqipe dhe Pedagogji e Psikologji. Ka dhėnė provimet
pasuniversitare pėr filozofi dhe ka kryer kursin e lartė tė filozofisė nė Tiranė.
Pėr shumė vite ka punuar
si mėsues dhe si pedagog i jashtėm nė shkollat e larta., si drejtues rinie nė rrethin e Vlorės, ka qene drejtor i shtėpisė
sė kulturės nė Sarandė dhe nė vitet 1982-1988 ka punuar nė administratėn e lartė tė shtetit, pranė Presidentit tė Shqipėrisė
. Aktualisht punon pranė grupit parlamentar tė PSSH-sė.
Pėr rreth 18 vjet ka punuar
e drejtuar nė shtypin lokal dhe atė qendror. Veē kėsaj, ėshtė shquar si bashkėpunėtor nė shtypin e pėrditshem e periodik dhe
nė radjo e television. Ėshtė autor i disa skenarėve pėr dokumentarė televizivė.
Ka dhėnė njė kontribut
tė shquar pėr Fterrėn dhe ėshtė bashkėbotues i gazetės “Fterra jonė”.
Dallohet dhe si krijues
e botues. Nė vitin 1978 nxori nė dritė librin humoristik “Pa mua rrethi ngec nė vend”. Nė vitin 2004 botoi librin
“Ne tė lam, po Ti s’na le,/ Se Ti vjen, ku vemi ne…”, kushtuar Fterrės, po dhe mė gjerė, ku janė pėrmbledhur
memorje, skica, meditime, mėnēuri, portrete, intervista, reportazhe e kumtime kushtuar fshatit tė lindjes e bijeve tė tij.
Kėto pėrshkohen nga ideja themelore e tij se “Sado qė tė bėsh pėr Nėnėn, pėrsėri je borxhli; sado qė tė bėsh pėr vendlindjen,
prapė ke bėrė pak”.
¶¶¶
Zeneli Rrapo SAKO (1934 – 1979 ) : Kryetar i Kėshillit tė Bashkuar, pėrgjegjės
sektori, veprimtar i shquar pėr Fterrėn.
Lindi nė Fterrė . Arsimin fillor dhe 7- vjeēar e kreu nė vendlindjen e tij.
Eshtė
nga vullnetarėt e parė tė aksioneve tė rinisė. Nė vitin 1950 shkoi vullnetar pėr dy muaj nė hekurudhėn Peqin-Elbasan
dhe nė 1953 pėr njė muaj vullnetar nė minierėn e Selenicės. Nė l953-1956 kreu detyren ushtarake tre vjet ne kufi, nė Tropojė.
U kthye nė Fterrėn-kooperativė, ku punoi nė blegtori e bujqėsi. Nė 1958 kreu kurs tremujor pėr kuadro bujqėsie-brigadjer i
arave, nė Fier. Punoi si brigadjer mė 1957-1960. Kreu 2 vjet shkollėn pėr pėrgatitjen e kuadrove nė Tiranė pėr organizim e
drejtim bujqėsor. Pasi shkoi vullnetar pėr njė vit (1966-67) nė Veri, pėr organizimin dhe drejtimin e kooperativės bujqėsore
nė Klenjė-Dibėr, u rikthye nė Fterrė.
Me
bashkimin nė kooperativėn Borsh-Fterrė-Ēorraj, punoi pėrgjegjės sektori Fterrė-Ēorraj. Pėr disa vjet kreu detyrėn e sekretarit
tė Byrosė sė Kooperativės sė Bashkuar. Ndėrsa pėr pesė vjet, deri nė mars 1979, kreu detyrėn e Kryetarit tė Kėshillit tė Bashkuar
Borsh-Fterrė-Ēorraj. U vra nė aksident automobilistik nė krye tė detyrės.
Punoi nė Fterrė dhe iu pėrkushtua Fterrės si drejtues mbi 20 vjet rresht. Motivi i jetės sė tij ishte: Jeta nder e nderi
jetė, fjala-fjalė e puna-punė.
¶¶¶
Zhupa Godo HALIT ( 22 mars 1936 ) : Ushtarak i lartė, shef katedre.
Ka lindur nė Fterrė, ku
kreu dhe arsimin fillor. Shkollėn shtatėvjeēare e kreu nė Kuē. Nė shtator tė vitit 1954 mbaron shkėlqyeshėm Shkollėn e Bashkuar
tė officerėve. Nga viti 1954 deri nė vitin 1960 mbaron studimet nė Akademinė e Mbrojtjes Bregdetare nė Riga tė Letonisė, ku
u pranua dhe nė parti.
Mbas studimeve, shėrben
fillimisht nė nėnrepartet e artilerisė bregdetare nė Shėngjin e Durrės dhe nė vitet 1962-63 zėvendės shef i artilerisė sė
ushtrisė.
Nė vitin 1963 fillon karierėn
si pedagog nė Shkollėn e Bashkuar tė oficerėve, ku punoi pėr rreth gjashtė vjet me radhė. Nga viti 1969 deri nė vitin
1973 kryen detyrėn e Shefit tė Katedrės tė Artilerisė Bregdetare po nė kėtė shkollė.
Nga viti 1973 deri mė 1978
punon si komandant i Regjimentit tė Mbrojtjes Bregdetare nė Durrės dhe mė pas, deri nė vitin 1989 komandant i Artilerisė nė
Flotėn Luftarake Detare.
Qė nga viti 1992 e nė vazhdim
ėshtė kryetar i Komisionit tė Mbikqyrjes nė Partinė e Alencės Demokratike.
Ėshtė dekoruar me shumė
urdhėra e medalje tė shėrbimit ushtarak.
¶¶¶
Zhupa Islam (10 tetor 1943) Drejtues nė administratėn shtetėrore, inxhinier ndėrtimi,
studiues e projektues.
Ka lindur nė Fterrė ku
kreu dhe shkollėn fillore. Arsimin e mesėm dhe tė lartė i kreu nė Tiranė. Nė vitin 1968 diplomohet nė Universitatin e Tiranės
inxhinier ndėrtimi me specialitet ndėrtime hidroteknike dhe rruga ura.
Qė nga viti 1969, pra mbi
35 vjet, punon si studiues e projektues, kryesisht nė Institutin e Studimeve e Projektimeve Hidroteknike nė Tiranė.
Ėshtė studiues e projektues
nė rreth 70 projekte me rendėsi lokale e kombėtare, ndėrmjet tė cilave edhe pėr hidrocentralet e Fierzės, Komanit, Banjės,
pėr ujėsjellsa e ujėmbledhėsa, pėr shfrytėzim tė pasurive ujore, pėr rrugė e ndėrtime tė tjera hidroteknike, deri te
projektzbatimi i sistemimit dhe mbrojtjes tė “Syrit tė Kaltėr” nė lumin e Bistricės i vitit 2002, etj.
Prej vitit 1982 e nė vazhdim
ėshtė pėrgjegjės i grupit tė studimeve tė shfrytėzimit hidroenergjitik e kompleks tė lumenjve nė Institutin e Studimeve
dhe tė Porojektimeve Hidroteknike, ndėrsa qė nga viti 1993 ėshtė kryespecialist dhe pėrgjegjės i sektorit tė studimeve perspektive
nė ISPH.
¶¶¶
Zhupa Godo NAXHI ( 3 janar 1930 ) : Drejtues i lartė ushtarak.
Lindi nė Fterrė. Mbas arsimimit fillestar, mbaroi shkollėn ushtarake “Skėnderbej” dhe mandej ciklin e plotė tė
studimeve pėr artileri tokėsore. Ka mbaruar Akademinė Ushtarake dhe arsimin e lartė nė degėn e filozofisė.
Ka njė karrierė tė gjatė ushtarake nė detyra tė ndryshme komanduese shtabi e pedagogjike. Trembėdhjetė vjetėt e fundit punoi
si komisar brigade pėr artilerinė.
Ėshtė dekoruar me 13 urdhėra e medalje.
¶¶¶
Zhupa Memet PASHO ( 20 qershor 1924 ) : Ushtarak i lartė, shef katedre.
Ka lindur nė Fterrė. Qė
nė vitin 1942 pėrfshihet nė Luftėn Nacionalēlirimtare nė ēetėn territoriale tė Fterrės dhe nė “Hajredin Tremishti”.
Nė nėntor tė vitit 1943 bėhet pjesėtar i Brigadės sė Parė Sulmuese, ku merr pjesė nė 36 luftime, si partizan, komandant
toge e komisar kompanie, deri nė ēlirimin e Atdheut e tė Kosovės. Pranohet nė parti nė janar tė vitit 1944.
Nė vitet 1946-51 punon
si komisar batalioni i marinės luftarake nė Durrės dhe instruktor i degės politike nė mbrojtjen bregdetare.
Nga viti 1952 deri mė 1955
kryen studimet e larta nė Akadminė Politke nė Moskė dhe pėr 3-4 vjet, deri mė 1959 punon si instruktor i pėrgatitjes politike
tė ushtrisė. Pa shkėputje nga puna, nė vitin 1960 mbaron dhe UT nė degėn ehistori-gjeografi dhe emėrohet komandant i
raketave tokė-ajėr, ndėrsa mė 1969 fillon punėn si shef i Katedrės sė Kursit Politik nė Akademinė Ushtarake. Gjatė kohės qė
punoi nė Akademi realizoi edhe disa tema studimore-shkencore pėr veprimet e ligjeve tė dialektikės nė luftėn e armatosur.
Po nuk i dhanė gradė shkencore dhe u dėnua padrejtėsisht, si shumė kolegė ushtarakė, pėr pikėpamjet e shfaqura. Nė vitin
1975 kėrkoi lirimin nga ushtria dhe iu pranua.
Mban shumė urdhėra
dhe medalje.
¶¶¶
Shėnim:
Hartimi i kėtij materiali
bazė u bė nga Komisioni pėr Fterrėn, i pėrbėre nga Bardhyl Xhama (kryetar) dhe Muzafer Korkuti, Jakup Mato e Guro Zeneli
(anėtarė)
Ka ndihmuar
mė sė shumti Agron Xhama me materiale, kompjuterizimin e fotografitė. Ndihmesė nė hartimin e zėrave tė vaēantė kanė dhėnė
edhe Rexho Kurupi, Islam Zhupa, Lutfi Dusha, Bajram Sadikaj, Lek Xhama, Zaēe Malo, Halit Zhupa, Vexhi Gjoni e shumė tė tjerė.