Make your own free website on Tripod.com

ENCIKLOPEDI E VOGEL E FTERRES

Pjesa e pare

Home
Pjesa e pare
Pjesa e dyte

Shėnim: Ky material ju dorezua redaksise qendrore te Enciklopedise se Kurveleshit me 1 maj 2005

 
  

ENCIKLOPEDIA E FTERRĖS

 

Materiali bazė

Pėr redaksinė e “Enciklopedisė sė Kurveleshit”

 

 

 

 

PJESA E PARE

 

Gjeografia

 

         Fterra shtrihet nė jug-jug-perėndim tė Kurveleshit. Gjatėsia maksimale e territorit tė saj ėshtė rreth 11 km. me orientim VP-JL dhe gjerėsia maksimale 4.4 km., me gjerėsi mesatare rreth 3.6 km. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e territorit tė fshatit Fterrė ėshtė rreth 37 km2 .

Territori i Fterrės, sipas morfologjisė, shtrihet nė dy lugina: ajo e Fterrės nė perėndim dhe ajo e  Galishtit nė lindje. Territori ėshtė malor dhe mė pak kodrinor. Kuota mė e lartė ėshtė maja e Lėpjetės nė lindje  1596 m. mbi nivelin e detit dhe mė e ulėt nė jug-perėndim nė bashkimin e pėrroit tė Langadhės me lumin e Fterrės 130 m. mbi nivelin e detit. Fshati ndodhet rreth kuotave 350 deri 400 m. mbi nivelin e detit.

         Pėrgjat luginės sė Fterrės kalon rruga automobilistike Borsh-Fterrė-Kuē me gjatėsi rreth 23 km. ( prej tė cilave 9.5 km. brenda territorit ). Nga qendra e Fterrės dalin disa rrugė kėmbėsorėsh, si rruga Fterrė-Ēorraj, Fterrė-Qafa e Rrėmullės-Gurrė dhe Galisht si dhe Fterrė-Lug nė drejtim tė Golemit.

         Dy luginat e pėrmendura mė sipėr ndahen nga njėra-tjetra nga vargmali Lajthi-Gjothanas-Balash-Gargull me shtrirje veri-jug. Nė tė dy luginat ka burime tė shumta uji, qė sipas rrjedhshmėrisė klasifikohen nė burime dhe kroje.  Mė kryesore jane  burimi i Ixorit, i Ngurrėzės, i Gjezhdanicės dhe ai i Langadhės (nė luginėn e Fterrės), i Gurrės nė luginėn  Gurrė-Galisht si dhe ai i Vidhezės ne Galisht.Ujrat janė karstike dhe dalin nė kontaktet e flishit tė paleogenit si shtresė ekranizuese me gelqerorėt.  Tė gjitha ujrat dalin nė faqet lindore tė luginave. Sasia e ujrave varion mesatarisht nė vit nga disa litra  nė sekond deri nė rreth 600 litra /sek qė ka burimi i Gjezhdanicės.

            Sipėrfaqja prej 25 km2 . ėshtė e mbuluar nga pemėtaria, pyjet dhe shkurret me gjelbėrim gjithėvjetor.

              Klima ėshtė mesdhetare me njė  ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe temperaturės. Nė vartėsi tė relievit dhe lartėsisė sė tij mbi nivelin e detit, dallohen mikrozona klimatike, tė cilat ndikojnė nė larminė e llojin e bimėsisė dhe tė gjallesave. Temperaturat nė dimėr janė 8o-9oC dhe nė verė 20o- 30o C. Zotėrojnė erėrėt nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/sek., nė mesditė haset puhia detare, ndėrsa gjatė natės vepron puhia tokėsore. Bien mesatarishte mbi 1200 mm. reshje nė vit. Nė dimėr bien edhe reshje dėbore,  tė cilat nė zonėn e ulėt nuk qėndrojnė mė shumė se 1-2 ditė, ndėrsa nė kuota tė larta qėndrojnė disa muaj dhe rrallė e kalojnė muajin prill.

            Pėr sqarime mė tė plota, mė poshtė jepet harta e territorit tė fshatit Fterrė nė shkallėn 1: 40 000 e karakterit topografik-gjeografik e shoqėruar me listėn e elementeve morfologjikė tė terrenit, si maja, qafa, brigje, shpate, burime, kroje, ara  etj.

 

Gjeologjia 

 

         Formacionet kryesore gjeologjike nė territorin e Fterrės janė ato tė kretakut, jurasikut, tė triasit e tė paloeogenit. Nė tė parėt mbizotrojnė gelqerorėt, ndėrsa tek paloeogeni mbizotrojnė formacionet flishore. Formacionet e kuaternarit janė tė pakta.

 

Pasuritė e nėntokės

   

         1. Ujrat nėntokėsorė . Nė territorin e Fterrės dalin 42 burime uji , tė grupuara nė burime uji me prurje mė tė mėdha dhe me prurje tė vogla. Burimet kryesore janė Ixori me prurje 40 l/sek, Ngurreza me 250 l/sek, Gjezhdanica me rreth 600 l/sek. Nė luginėn e Galishtit janė burimi i Gurrės dhe ai i Vidhezės me prurje tė vogla. Karakteristike e ketyre ujrave ėshtė prurje e tyre gjithėvjetore me ndryshime tė vogla.

         Cilėsia e ujrave ėshtė e mirė .Fortesia rreth 8 gradė; temperatura e ujit lėviz nga burimi nė burim nga  9o -12o C.

         2. Minerali i fosforiteve, del nė horizontin e kretakut tė sipėrm. Pėr kėtė janė kryer punime kerkimi nga Ndėrmarrja Gjeologjike e Gjirokastrės nė vitet 1976-1985, nga tė cilat janė pėrcaktuar sasia dhe cilėsia e mineralit.

         Studime tė plota tė horizontit fosfatik ka kryer Prof. Afat Serjani dhe shumė studjues tė tjerė, duke filluar qė nga vitet 1970 e deri nė vitin 1985. Nga punimet dhe studimet ka rezultuar qė permbajtja e P2 Oluhatet nga 5% - 15%  dhe trashėsia lėviz nga 0.25 m. deri 0.7 m. pėr shtresėn mė tė pasur.

         3. Minerali i dolomitit , lidhet me depozitimet e triasikut tė sipėrm me njė pėrmbajtje tė lartė qė lėviz nga 18-21.8% MgO. Dolomiti dallohet me vėshtirėsi nga gelqerorėt. Nė Fterrė del nė rrugėn automobilistike pranė burimit tė Ngurrėzės nė formėn e njė gelqerori tė shkrifėt si dhe nė qafėn e Qishės e tė Hamuriqes. Pėr kėtė mineral studime mė tė plota ka kryer Prof. Serjani tė paraqitur nė temėn  “Rreth pėrbėrjes kimike tė shkėmbenjve nė brezat antiklinale te Kurveleshit, tė Ēikes”.( Bot. shk.gjeol. N2, 1986).

         4. Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masivė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto shiste (petėza tė qymyr gurit qė mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit). Pėrmbajtja e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qenė se rezervat gjeologjike janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studiuar), tani pėr tani mbeten pa vlera praktike.

5. Nė kuptimin gjeologjikė edhe praktik  shkėmbinjtė gėlqerorė janė pasuri, por meqėnėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.

 

Pasuritė e mbitokės

 

              Brenda fshatit mbizotėrojne druret frutorė  rreth tij janė tė shumta pyjet dhe shkurret  me gjelbėrim gjithėvjetor, qė mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Fterrės  prej 25 km2 .Ato mbrojnė tokėn nga gėrryerjet dhe ruajnė ekuilibrin natyror. Pyjet dhe shkurret pėrfaqėsohen nga hilqja, pėrralli, lisi ,mretja, frashri, shqemėza dhe nė kuota mė tė ulėta maria, shqopja, cmartja, rigoni, sherebeli,ēaji etj. Ndėr drurėt frutorė, mjaft tė rendėsishėm janė ulliri, arra, fiku, portokalli, limoni, mandarina, hardhia etj.

 

           

VESHTRIM  HISTORIK

 

         Nė fillim lugina e Fterrės, me kodrat e faqet e maleve qė e rrethojnė, ka qenė shfrytėzuar si kullotė e zonė e pasur nė gjueti.  Vizitorėt e parė qė vinin herė pas here, kishin populluar bregdetin e detit Jon shumė herėt.  Ata vinin nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit, nga kalaja e Qeparoit, kala qė, siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike, kanė qenė banuar qysh nė kohėn e bronzit (rreth 3000 vjet mė parė).

            Pėr lashtėsinė e fshatit na vijnė nė ndihmė tė dhėnat gjuhėsore, emrat e vendeve, shumica e tė cilave janė emra tė mirėfillte shqip.  Qafa e Qishės, lidhet me ekzistencėn e njė lagjeje nė Qafė tė Qishės.  Atje ka mure shtėpish qė i takojnė shekullit IX-X tė erės sonė.  Njė grup tjetėr emrash si lxuar-lxor (burim), Bėrda-kodėr e vogėl, varre-tog me gurė tė vegjėl etj., lidhen me ardhjen e njė popullsie me origjinė sllave, ose pėr tė qenė mė tė saktė, me pėrfshirjen e fshatit tonė nėn pushtimin administrativ tė shtetit Bullgar.  Tė tjera emra vendesh shpjegohen me ndikimin e gjuhės turke e greke, si derven, foti, hon, perivol e shumė tė tjera.  Edhe toponimet Galile, Kikė, apo emrat e njerėzve Avrec-Jevrej, Rahile etj., janė me prejardhje ēifute dhe pa mėdyshje duhet tė lidhen me vendosjen e ndonjė familjeje ēifute nė shekullin XVII.

            Dokumenti i parė i shkruar pėr ekzistencėn e fshatit ėshtė Defteri Osman i vitit 1431, i cili na bėn tė njohur se Efteran-Ifteran-Fterra, bėnte pjesė nė nahijen e Sopotit, kazaja e Gjirokastrės, dhe kishte nė atė kohė 12 hane, familje me kryefamiljar, si dhe familje tė tjera qė paguanin taksa mė tė vogla.

            Nė defetrin e vitit 1583, d.m.th. pas 150 vitesh, del pėrsėri emri i fshatit Ifteran me 24 zjarre (shtėpi) dhe mė pas, sipas njė burimi tjetėr, me 45 zjarre (shtėpi).  Nė shekujt qė vijojnė (shek.16 deri nė shek.19) nuk kemi dokumente tė shkruara, por historinė e fshatit do ta gjejmė nė ngjarje historike tė Labėrisė e mė gjerė, ku merr pjesė aktive nė luftrat pėr liri e pavarėsi.  Nė kryengritjen e vitit 1833-34 kundėr zbatimit tė Reformave tė Tanzimatit, fteriotet kane qene pjesemarres me arme ne dore. Nė ballė tė kryengritjeve labe ishte Tafil Buzi, Zenel Gjoleka, kurse Lazo Kofina (i parė) ishte komandant i ēetės sė Fterrės dhe kėshilltar i Zenel Gjolekės.

            Gjurmė tė pashlyera nė historinė e fshatit kanė lėnė ngjarjet e viteve 1913-1916.  Pa u konsoliduar shteti i porsaformuar mė 28 nėntor 1912 nė Vlorė, filloi lufta Ballkanike, e cila preku drejtpėrdrejtė edhe Fterrėn.

            Nė maj 1913 ushtarė grekė erdhėn nė Fterrė e bene dhe masakra.  Kjo i detyroi banorėt tė mėrgonin ku tė mundnin, shumica shkuan nė Lumin e Vlorės dhe dimri i vitit 1913-1914 ka qenė njė nga periudhat mė tė vėshtira.  Nė pranverėn e 1914-tės burrat e fshatit, tė organizuar nė ēeta, sė bashku me ēetat e tjera arritėn tė pėrzėnė ushtarėt grekė dhe u rikthyen nė fshat.  Rindėrtuan shtėpitė e djegura.  Nė vjeshtė tė vitit 1916, fshati ishte ripėrtėrirė dhe arriti tė hapė shkollėn fillore nė gjuhėn shqipe, me mėsues Selim Gjonikėn.

            Pas katėr vitesh zhvillohet Lufta e Vlorės (1920).  Ēeta e fshatit, me mbi 40 luftėtarė, nėn komandėn e Xhafer Shehut, u rreshtua nė luftė kundėr forcave italiane dhe sė bashku me gjithė luftėtarėt e tjerė tė Labėrisė, arritėn tė ēlirojnė Vlorėn.

            Mė 1924, fterriotėt mbėshtesin Qeverinė e Nolit. Demokratė si Tasin Elezi, Ismail Bezhani me shokė, pėr pėrkrahjen qė i dhanė qeverisė sė re, internohen me vone nė Krujė dhe Gjirokastėr.

            Gjatė viteve 1925-1939 me vendosjen e Republikės e mė pas tė Mbretėrisė, nė jetėn e fshatit u bėnė mė pėrcaktuese kushtet gjeografike.  Ekonomia e pėrzier karakterizonte ēdo familje - blegtori, bujqėsi, frutikulturė. Po asnjė prej tyre nuk arrinte tė siguronte bukėn e vitit.  Pati familje qė zgjeruan tokėn bujqėsore lart ne male e kullota, duke mbjellė nė Fushė tė Zhulit, nė Galisht, Rrėmullė e Fonicė, por rendimenti ishte shumė i ulėt.  Hera herės nuk arrinin tė merrnin as farėn.  Kishte dhe pak familje qė u shquan si blegtorė (Zhupajt, Gjonajt, Dhulajt) duke krijuar kope tė mėdha me dhėn.  Kriza e viteve 1933-36, preku edhe fshatin Fterrė.  Nė kėto kushte shumė burra tė fshatit mėrguan nė qytet duke bėrė punė krahu, por edhe pėr tė gjetur nėpunėsi, si mėsues, xhandar dhe hoxhė. Disa tė rinj ndoqėn studimet e mesme nė Normalen e Elbasanit, nė Gjimnazin e Gjirokastrės e tė Tiranės, etj. dhe formuan brezin e parė tė intelektualėve me arsim tė mesėm.

            Nė fillim tė luftės Italo-Greke, Fterra, si grykė e Kurveleshit, u bė front lufte.  Ushtria greke e vendosur nė Fterre bombardohej nga artileria e aviacioni italian.  Nė fillim ushtria greke e mė pas ushtria italiane dėmtuan rėndė ekonominė e fshatit.  Pasojat e Luftės sė Dytė Botėrore u ndien qė nė fillimet e saj.

            Gradualisht filloi dhe rezistenca ndaj pushtuesve. Njė moment me rėndėsi shėnon mbledhja e popullit qė u bė tek Kroi i Bedrinit.  U formua ēeta vullnetare dhe keshilli nacionalclirimtar prej 5 vetash me kryetar Himet Ēallon.  Nė gusht ēeta mori pjesė nė ēlirimin e Kuēit dhe tė Kurveleshit, qe mbeti zonė e lirė.  Mė 27 janar 1943 ēeta e fshatit ju bashkua ēetės “Hajredin Tremishti” nė sulmin qė iu bė fashistėve italianė nė postbllokun e Borshit, ku ra dėshmor Fuat Mato.

            Me pasoja tė rėnda ishte operacioni i dimrit i vitit 1943-44 dhe ai i qershorit 1944.  Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare gjithė fshati mbėshteti fuqimisht luftėn dhe u rreshtua i tėri nė anėn e fitimtarėve.  Atė e dėshmojnė veprimtaria aktive e ēetave territoriale, ku rol tė veēantė luajti rinia komuniste e fshatit dhe pjesėmarrja e dhjetra partizanėve nė luftėn pėr ēlirimin e vendit.  Nė kėtė luftė heroike dhanė jetėn dėshmorėt Hiqmet Dusha, Turhan e Fuat Mato, Azem Ēeli, Osman Memi e Shaqo Mita.

            Vlen te vecojme se :.

Nė shkurt 1943 Fterra dėrgon pėrfaqėsues nė mbledhjen qė u bė nė Kuē e nė Progonat pėr pajtimin e gjaqeve; mė 1946, u ngrit komisioni pėr rindėrtimin e fshatit; mė 25 nėntor 1955 u inagurua hidroēentrali i fshatit; mė 10 mars 1956 u krijua kooperativa bujqėsore; mė 16 tetor 1961 u krijua kooperativa e bashkuar Borsh-Fterrė-Ēorraj.

         Kushtet gjeografike dhe etnografike te Kurveleshit kanė bėrė qė organizimi administrativ i fshatit tė ndryshojė disa herė.  Nė vitet 30 qendra e prefekturės ishte Gjirokastra dhe nėnprefektura ne Gusmar.  Kjo strukturė organizative u trashėgua edhe nė vitet e para pas ēlirimit.  Mė 1949, me krijimin e qarkut tė Vlorės, Fterra dhe fshatrat e Kurveleshit tė Poshtėm kaluan nė vartėsi tė Vlorės.  Nė fillim tė viteve ‘60, pėrsėri ndryshon struktura administrative, Fterra dhe Ēorraj kaluan nė administrim tė rrethit tė Sarandės.

         Vitet 90-te janė vitet e ndryshimeve tė mėdha sociale e demografike.  Si pasojė njė numėr jo i vogėl banoresh morėn rrugėn e emigracionit.  Sot shumė punojnė e jetojnė nė Greqi e Itali, kurse tė tjerė nė Gjermani, Austri, Amerikė e Kanada.

 

 

POPULLSIA

 

Fterra ėshtė fshat i vjetėr. Nė dokumentet qė njihen deri sot, pėrmendet nė vitin 1431 si fshat i nahies sė Sopotit me 12 hane (familje tė mėdha e nė gjendje relativisht tė mirė ekonomike). Nė fillimet e kėtij shekulli familjet e fshatit kanė varijuar nga 80 deri nė 100 familje. Nė dhjetor 1944 Fterra kishte gjithsej 134 familje, nga tė cilat 116 banonin nė fshat, 10 banonin jashtė fshatit dhe 8 banonin jashtė Shqipėrisė.

Nė vitin 2004 fteriotėt kanė arritur nė rreth 500 familje dhe mbi 2300 frymė. Nė keto 50 vjetėt e fundit ka rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e largime, sidomos nga fshati nė qytet.

Ndėr shkaqet kryesore tė largimit nga fshati, mund tė permendim : a) fshati nuk ka kushte tė favorshme pėr zhvillimin e ekonomisė, veēanėrisht tė bujqėsisė; b) fteriotėt, duke njohur edhe kurbetin, kanė aspiruar gjithėnjė pėr njė jetė mė tė mirė; c) arsimimi ka qenė njė pėrparėsi e gjithe edukimit tė bashkėfshatarėve dhe mbas mbarimit tė shkollave ata kanė punuar nė vende tė ndryshme brenda e jashtė Shqipėrisė; ē) sedra, nė kuptimin e mirė tė fjalės, ka bėrė qė shumė bashkėfshatarė, duke ndjekur shembellin e atyre qė jetonin mė mirė, tė ngulmojnė pėr tė ndjekur rrugėn e tyre. Njė ndihmese tė vacantė pėr kėtė dhanė edhe bijtė e fshatit, qė tėrhoqėn shumė bashkėfshatarė, nė kurbet nga fundi i shekullit tė kaluar e nė fillim tė kėtij shekulli, si dhe nė qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė nė vitet pas ēlirimit

Para ēfirimit pėr fteriotėt kishte dy lloj "kurbeti", njėri larg Shqipėrisė, kryesisht nė Turqi, tjetri jashtė Fterrės, nė qytete tė ndryshme, me nėpunėsi e punė tė tjera qė servirte koha. Tė tillė ishin rreth 30 kryefamiljarė, midis tė tyre edhe mjaft intelektualė, qė kanė luajtur njė rol tė rendėsishėm nė rritjen e nivelit tė arsimit, tė kulturės e te menyrės sė jetės . Karakteristika e asaj periudhe ishte qė burrat shkonin ku tė gjenin punė dhe familjet jetonin nė fshat. Pas ēlirimit, sidomos pas viteve '50, ata qe ishin nė qytete filluan tė marrin edhe familjet. Shumė familje qė ikėn nga fshati ne vitet '50 shkuan nė Kombinatin e Tekstilit neė Tiranė, ku jetojnė edhe sot.

Nė Fterrė nė vitin 1945 jetonin 116 familje, 102 familje nė vitin 1960, 109 familje nė vitin 1980, 114 familje nė vitin 1990 dhe 50 familje nė vitin 2004

            Jashtė Fterrs pėrqėndrimet mė tė mėdha tė familjeve fteriote kane qenė e janė neė Tiranė, ku nė vitin 2004 banojnė rreth 40 pėrqind e tyre, nė Sarandė rreth 20 pėrqind, po dhe nė Vlorė, Durrės , Shkoder etj. Pas vitit 1960, kur Fterra kaloi administrativisht nė rrethin e Sarandės, shkuan aty shumė familje. Nga 3-4 familje qė kishte nė fillim tė viteve ’50, aritėn nė  rreth 25 nė ’60-tėn e mė 2004 rreth 80. Nga familjet qė jetojnė sot nė Fterrė, vetėm 30 prej tyre janė aktive, kurse tė tjerat janė  tė moshuar.

Kurbeti ka qenė plagė e vjetėr e Fterrės, si ai i hershmi, aq mė tepėr ai i riu. Njė numėr jo i vogėl fteriotėsh kanė emigruar nė Turqi shumė heret, (pėrqendruar mė tepėr nė Stamboll e Izmir). Ka tė dhėna qė kurbeti ka filluar nga fundi i vitit 1700, por ka shumė mundėsi tė jetė mė i hershėm. Disa bashkėfshatarė shkuan nė shkollat turke dhe atje jetuan e punuan nė punėra tė ndryshme, deri edhe personalitete te Universitetit Perandorak. Megjithėse nuk ka shifra tė sakta, nga tė dhenat e grumbullura del se nė Turqi jetojnė mbi 50 familje me origjinė nga Fterra. Pjesa me e madhe e tryre janė asimiluar , kanė ndėrruar mbiemrat dhe nuk dinė gjuhėn shqipe. Ndėr fiset qė kanė patur mė shumė nė kurbet nė atė kohė janė Xhama, Hizmo, Mėrkuri, Korkuti, Zani e tė tjerė.

Mbas vitit 1991, kur u hapėn kufijtė, mjaft familje fteriote si dhe shumė individė tė vacantė, emigruan jashtė vendit, sidomos nė Greqi e Itali. Ka fteriotė me gjithė familjet e tyre qė kanė shkuar e jetojnė pėrgjithmonė edhe nė Amerikė, Kanada, Gjermani, Austri, etj. Gjithė familjet fteriote qė janė nė emigraeion sot, janė rreth 100 me rreth 450 frymė. Nga kėto mė shumė se gjysmat janė nė Greqi. Nė Amerikė dhe Kanada pas vitit 1991 jetojnė mbi 70 fteriotė.

Familja fteriote karakterizohet nga familja e re nė moshė e nė peėrmbajtje. Sot janė tė rralla rastet me dy kurorė brenda nė njė familje. Keėshtu ka qenė tradita edhe mė parė: rriteshin fėmijet dhe krijonin familjet e tyre. Nė vitin 2004 rreth 70 pėrqind e familjeve janė me 4-5 frymė, vetėm 7 familje janė me mbi 7 frymė, kurse familjet me njė frymė pėrbejnė mė pak se 2 pėrqind tė tė gjitha familjeve fteriote.

Fterra ka gjithesej 38 fise (mbiemra familjesh): Abazi, Avreci, Bezhani, Braho, Brinja, Ēallo, Ēeli, Dauti, Dhuli, Dusha, Elezi, Gėdo, Gjoni, Haderi, Hadushi, Haxhiu, Hizmo, Kofina, Korkuti, Kurupi, Lona, Maēi, Malo, Mato, Mehmeti, Memi, Mėrkuri, Mero, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Shkurti, Xhaferi, Xhama, Zani, Zeneli, Zhupa.

Mė shumė familje ka nga fiset Shkurti, Brinja, Gjoni, Mehmeti, Bezhani e pastaj me radhė Hizmo, Dauti, Mita, etj. Sot ne Fterrė nuk banon asnjė familje me mbiemrat Bezhani, Braho, Ēallo, Ēeli, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Korkuti, Mato, Memi, Mėrkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli. Disa nga familjet fteriote, pėr shkak se nuk kanė lėnė trashėgimtarė meshkuj, gradualisht janė fikur. Kėshtu mund tė pėrmendim Kondi, Ēipa, Gjonika, Trako, Seferi, Goxhi, Coci, Luēi, etj.

 

 

HARTA E FTERRĖS

 

TĖ DHĖNAT KRYESORE :

1.       Shtrirja gjatėsore  Veri  Perėndim -  Jugė Lindje 

n       Gjatėsia maksimale rreth 11 km

n       Gjerėsia maksimale rreth 4,4 km

n       Gjerėsia mesatare rreth 3,56 km

2.       Sipėrfaqja gjithėsej 39,56 km2

3.       Kuota mė e ulėt mbi nivelin e detit ėshtė Pėrroi Langadhės 130 m.

4.       Kuota mė e lartė mbi nivelin e detit ėshtė Maja e Lėpjetės 1596 m.

5.       Burime nė kuotėn mė tė lartė me nivelin e detit janė Ngurrėza 400m dhe Ixori 385 m.

Nė  luginėn e Galishtit ėshtė Kroi i Hundės sė Drerit 1230 m.

6.       Gjatėsia e rrugės automobilistike (brenda kufirit tė fshatit) ėshtė 9,5 km

 

TOPONIMET KRYESORE NĖ FTERRĖ

 

BURIMET E KROJET

Burimi i Ixorit

Burimi i Ngurrėzės

Burimi i Ujit tė Pak 

Burimi i Gjezhdanicės

Burimi i Konde       

Burimi i Lone          

Burimi i Langadhės 

Burimi i Lugut  te Thellė

Burimi i Dedecit     

Burimi i Gurrės       

Burimi i Hejazit       

Kroi i  Ēetės           

Kroi i Ēerricės       

Kroi i Mertilagjes   

Kroi i Gjishtires      

Kroi i Mustos          

Kroi i Bedrinit         

Kroi i Gėrthit           

Kroi i Dardhave     

Kroi i Moqilave       

Kroi i Moēalit te Avdiut

Kroi i Moēalit te Ēokės

Kroi i Shelqit          

Kroi i Gėrbenit       

Kroi i Hauzeve       

Kroi i Poriut            

Kroi i Kretės           

Kroi i Qytezės        

Kroi i Vidhezės      

Kroi i Xhame          

Kroi i Grykės sė Lale

Kroi i Sheshit te Madh

Kroi i Rrėzė se Shkallės

Kroi i Mere             

Kroi i Gėde             

Kroi i Ēike              

Kroi i Asllane          

Kroi i Hundės se Drėrit

Kroi Qafės se Rrėmullės

Kroi i Krėnėrit (Lugu)

Kroi i Pėrroit tė Zi  

Kroi i Brodanit

QAFAT FTERRĖS

 

Qafa e Shethanasit  

Qafa e Hamuriqes 

Qafa e Qishės        

Qafa e Pirgut          

Qafa e Pjetre          

Qafa e Veize          

Qafa e Fonicės      

Qafa e Kopecit      

Qafa e Gjokaēes   

Qafa e Martezės    

Qafa e Rrėmullės   

Qafa e Gargullit      

Qafa e Arqisė        

Qafa e Lėpjetės     

Qafa eHejazit         

Qafa e Drėrit          

Qafa e Peshtanilit  

Qafa e Zhuphasanes

Qafa e Kumarovės

Qafa e Mehmete    

Qafa e Lleshe        

Qafa e Arrės

                                   

MAJAT E FTERRĖS

 

Dhe kuota mbi

nivelin e detit ml

Maja e Bėrdės-  439

Maja e Lekes-  415

Maja e Varrit-  350

Maja e Gragullit-  1215

Maja e Martezės-  1161

Maja e Balashit-  1275

Maja e Gjokaēes-  1255

Maja e Lajthisė-  1418

Maja e Fonicės-  1428

Maja e Lazre-  1162

Maja e Gjothanasės-  1341

Maja e Gjeshnikoshit-  1478

Maja e Peshtanlit-  771

Maja e Lėpjetės-  1596

Maja e Thomalleshit-  1353

 

ARAT E FTERRĖS

Arat e Fonicės       

Arat e Zhulit            

Arat e Kopecir       

Arat e Gjokaēes     

Arat e Martezės     

Arat e Rrėmullės    

Arat e Qafės Arrės

Arat e Sheshit Cfitit  

Arat e Hejazit         

Arat e Murrizes      

Arat e Hanisė         

Arat e Lukshtave    

Arat e Rrahut          

Arat e Gurrės         

Arat e Sheshit Xhanit

Arat Gropat eGolemit

Arat e Gjozenikut   

Arat e Kanacelezės 

Arat e Alikos          

Arat e Sheshit Madh

Arat e Vidhezės     

Arat e Quteces       

Arat e Arqisė            

Arat me Avlli           

Arat e Kretės          

Arat e Kushtbabės

Arat e Lugut Fterrės 

Arat e Qerimit        

Arat e Langadhės  

Arat e Gjovizhdes  

Arat e Bėrdės        

Arat e Dardhave    

Arat e Vreshtave    

Arat e Gomarezės 

Arat e Sheshezės  

Arat e Mortovicės  

Arat e Gjolige         

Arat e Gjoplakės    

Arat e Gjolagje       

Arat e Gjilazrit        

Arat e Gjinalisė      

Arat e Gjipogave   

Arat e Gjezhdanicės

Arat e Gjishtires     

Arat e Kumarovės 

Arat e Ngurrėzės   

Arat e Dėllėnjės     

Arat e Argėlifdhezės

Arat e Lalucės        

Arat e Konjilleshit   

Arat e Lumrave      

Arat e Lugut tė Thellė

Arat e Ēerricės      

Arat e Korjepes     

Arat e Skomoranjet  

Arat e Xhingės       

Arat e Kikės           

Arat e Janjerit         

Arat e Hupit

                                 

HUNDAT               

Hunda e Zabelit     

Hunda e Miut          

Hunda e Lalucės    

Hunda e Gurrės     

Hunda e Gjozenikut  

Hunda e Madhe     

Hunda e haske       

Hunda e Drėrit

                                 

HARCAT                

Harca e Poge        

Harca e Hupit         

Harca e Purriut       

Harca e Ushakthit

                                 

BRIGJET               

Bregu i Korjepes   

Bregu i Pogės        

Bregu i Plepes       

Bregu i Lleshe        

Bregu i Mesėm      

Bregu i Madh         

Bregu i Gjilazrit

                                 

SHPELLAT           

Shpella e Kazhanit

Shpella e Buēke    

Shpella e soroit      

Shpella e Guvave  

Shpella e gjolekės 

Shpella e Zane

 

LUNENJTĖ E PĖRRENJTĖ        

Lumi i Fterrės         

Lumi i Gjezhdanicės

Lumi i Dukhilės      

Pėrroi i Langadhės  

Pėrroi i Lugut         

Pėrroi i Xhingės     

Pėrroi i Lugut  Thellė

Pėrroi i Gjoplakės 

Pėrroi i Gomarėzės 

Pėrroi i Brodanit    

Pėrroi i Gurrės       

Pėrroi i Lėpushės  

Pėroi i Rrėmullės   

Pėrroi i Progrit       

Pėrroi i Kancelzės 

Pėrroi i Kanės        

Pėrroi i Hasibesė  

Pėrroi i Kopilit        

Pėrroi i Zi

                                 

GURĖT E LĖMENJTĖ      

Guri i Dardhės       

Guri i Ēokės           

Guri i Cjapit            

Guri i Gjiknovės     

Guri i Shqipes        

Gurėt e Lon            

Gurėt e Rarė          

Gurėt e Hatos         

Lėmi i Leke            

Lėmi i Tėrhoit         

Lėmi i Lugut           

Lėmi i Ri                 

Lėmi i Hatos           

Lėmi i Avrece

                                 

TĖ NDRYSHME   

Dėrrasa e Lugutk   

Dėrrasa e Mullirit   

Shtegu i Mėnkshit  

Shtegu i Dhimės    

Shegu i Ponxhes   

Buza e Poriut         

Buza e Kurprit        

Shkėmbi i Kuq       

Shkėmbi i Hamzos

Shkėmbi i Leke     

Gropa e Bufit          

Honi i Zane             

Honi i Janjerit         

Honi i Hupit             


 

 

 

 

 

ARSIMI

 

Fterra ėshtė fshat me tradita tė shquara arsimore.

Fillesat e arsimit nė Fterrė datohen nė shekuj. Shumė fteriotė tė mėrguar nė kurbet nė shekullin e 19-tė, kryesisht nė Perandorinė Turke, u arsimuan nė shkolla tė mesme e tė larta tė kohės. Isa Hizmo arriti deri  nė detyrėn e dekanit tė Drejtėsisė nė Universitetin e Stambollit, ndėrsa Ali Xhama, Omer Korkuti e tė tjerė, deri te Hivzi Bezhani, kanė kryer shkolla tė ndryshme tė larta e tė mesme jashtė e brenda vendit, sidomos pėr fenė, drejtėsinė e mėsimdhėnien.

Mėsimi i gjuhės shqipe nė Fterrė ka filluar  nė vitet e fundit tė shekullit tė 19-tė. E sigurt ėshtė se Abetaren e parė shqipe e solli nė Fterrė Isa Hizmoja nė vitin 1905, ndėrsa nė vitin 1910 Fetah Zani, i arsimuar nė Janinė, krahas shkollės nė gjuhėn turke tė ēelur nė xhami, u mėsonte bashkėfshatarėve edhe gjuhėn shqipe.

Megjithatė, pėr shkak tė ngjarjeve tė rėnda tė Luftės sė Parė Botėrore, shkolla e parė nė gjuhėn shqipe u ēel nė Fterrė nė tetor tė vitit 1916, me rreth 20 nxėnės. Mėsuesi i parė qe Selim Gjonika, qė kishte mbaruar  Medresenė e Janinės e kreu dhe njė kurs tė vaēantė pėr mėsues.

Shkolla nisi tė forcohej kur mė 1922  filloi detyrėn e mėsuesit Neim Zani, qė punoi njė jetė tė tėrė pėr arsimimin e bijve tė fshatit. Mė 1925 u ndėrtua shkollė e re dhe mė 1926 nė tė u ulėn 39 nxėnės, midis tyre pėr herė tė parė dhe  16 vajza.

Para Ēlirimit 20 fteriotė mbaruan shkollat e mesme tė vendit, midis tyre 19 vazhduan ose mbaruan shkollėn Normale tė Elbasanit, qė ishte “universiteti” i mėsuesisė pėr kohėn. Nga kjo shkollė dolėn dhe Mėsuesit e Popullit, bij tė fshatit, Lame Xhama e Xhevdet Kofina.

Shkolla vazhdoi me ndėrprerje edhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ku mėsuesi Hiqmet Dusha, dėshmor i atdheut, krahas mėsimit, i edukonte nxėnėsit me ndjenja tė zjarrta atdhedashurie.

 

Pas Ēlirimit shkolla njohu rritje sasiore e cilėsore. Qė mė 1945 u ēelėn dhe kurset kundėr analfabetizmit, ku mėsuan shkrim e njehsim shumė gra tė fshatit. Nė maj tė vitit 1956 ēelet kopshti i fėmijėve parashkollorė.   Mė 1 mars 1961 Fterra dekorohet nga Kuvendi Popullor  pėr merita tė shquara nė arsim me motovacionin: “Fshat nga gjiri i tė cilit kanė dalė me dhjetėra mėsues, qė kanė kontribuar nė zhvillimin e arsimit nė krahina tė ndryshme tė vendit”. Mbas ndėrtimit tė shkollės sė re me dy kate nė vitin 1968, nė vitin shkollor 1968-69 ēelet nė Fterrė klasa e pestė dhe merr udhė arsimi 8-vjeēar. Hapen njėra pas tjetrės klasat e tetėvjecares, duke u rritur nga viti nė vit numri i nxėnėsve dhe i mėsuesve. Ky numėr ka ardhur duke rėnė vitet e fundit, pėr shkak tė emigracionit.

Fteriotėt kanė qenė dhe janė arsimdashės, kanė rrezatuar arsim e dituri nė tė gjitha krahinat e vendit. Vetėm shkollėn pėr mėsuesi e kanė mbaruar deri nė vitin 2004 mbi 130 djem e vajza. Arsimin e lartė e kanė mbaruar mbi 300 fteriotė dhe tė mesmin mbi 500. Nuk gjen asnjė degė tė shkencės e tė dijes ku fteriotėt tė mos kenė dhenė ndihmesėn e tyre tė vyer. Prej tyre numėrohen  11 Profesore e Doktorė Shkencash, si dhe Mėsues tė Popullit e tė Merituar, pedagogė, shkrimtarė, artistė, ushtarakė, inxhinierė e ekonomistė, mjekė , agronomė etj.

Dashuria pėr arsim e dituri pėrbėn njė nga tiparet mė dalluese tė fteriotit.

 

 

 

 

BUJQĖSIA

               

Si veprimtari mbi tokėnbujqėsia ėshtė dega kryesore e prodhimit, qė siguron tė ardhurat kryesore pėr familjet nė Fterrė.

              Kėtu sundon njė ekonomi e pėrzier, kryesisht natyrore, pėr tė plotėsuar nevojat e veta, duke patur mė pak karakter tė ekonomisė sė tregut tė lirė.

            Nė terrenin e saj, me kodra e lugina tė veshura me gjelbėrim tė pėrhershėm, me burime tė shumta ujore, me diversitet ekologjik e klimė tė butė mesdhetare, ėshtė favorizuar bashkėrendimi i  zhvillimit bujqėsor e blegtoral, ku kultivohet njė mozaik bimėsh. Kushtet e terrenit kanė detyruar tarracimin me brezare tė krejt sipėrfaqes sė punuar, kryesisht me parmendė ose plug, tė tėrhequra nga pėnda e qeve.

            Kulturat bujqėsore mė tė pėrhapura janė drufrutorėt e perimet, dhe mė pak drithrat e bukės. Ndėr drufrutorėt mė i ēmuari ėshtė ulliri mesdhetar shekullor, frytet e tė cilit pėrdoren pėr vaj cilėsor dhe pėr t’i kripur. Kultivohen agrumet, mė shumė portokallja e mė pak manderina e limoni. Janė me cilesi fiqtė: perdhikulė, shėnjinas dhe kallamac. Arrėt, shegėt, ftonjtė e mani, kultivohen gjerėsisht.

            Zhvillohet hardhia, si nė baēe dhe nė oborret pranė shtėpive, krysisht nė formėn e pjergullave. Mė i pėrhapuri ėshtė kultivari antifillokserik, qė quhet “rrushi amerikan”, prej tė cilit prodhohet raki aromatike.    

Nga drithrat janė kultivuar: gruri, elbi e thekra, kryesisht nė mal, dhe misri, kryesisht brenda fshatit ose nė periferi tė tij.

Nė arat e tarracuara tė Fterrės kultivohen me rendiment tė gjitha perimet, veēanėrisht patatja. Ėshtė efektiv prodhimi i qepės e qepujkės, domates e lakrės, specit e  barbunjės(lovidhes), si dhe fasulja, spinaqi , preshi, e tj.

            Kultivohen mjaft mire bimėt foragjere, si jonxha, tėrfili, tėrshėra,etj.

 

 

BLEGTORIA

 

              Blegtoria ėshtė degė kryesore pėr prodhimet blegtorale, ushqim dhe veshje.

              Rritja e dhisė dhe e deles tė rracės autoktone ėshtė aktiviteti kryesor pėr banorėt. Relievi i pėrshtatshėm favorizon kultivimin e tyre. Dhija prodhon 80-150 kg. qumėsht nė vit.

            Blegtoria ėshtė e zhvilluar nė formėn e bagėtisė pranė oborrit familjar me njė numur tė vogėl, qė arrin nga 2-3 e deri 10-15 krerė; dhe nė formėn e stanit, ku zakonisht mbahet njė kope, me dhi apo dele, por dhe e pėrzier.  Delja mbarėshtohet kryesisht nė zonėn kullosore jashtė fshatit, si nė Rrėmullė, Lugu i Fterrės, Galisht, Hunda e Drėrit, Lėpjetė apo deri nė zonėn bregdetare pėr dimėrim. Delja e Fterrės dallon pėr trup tė vogėl, por rezistente, qė prodhon 30-50 litra qumėsht/krerė dh me peshė trupore 25-32 kg/krerė. Leshi i saj pėrdoret gjėrėsisht pėr ekonominė familjare.

            Fterra ėshtė e njohur si fshat bletė-rritės me mjaltė lulesh, qė ka aromė  dhe qė pėlqehet nė treg pėr cilėsinė e tij tė veēantė.

            Gjedhi nė Fterrė ka zėnė njė peshė tė vogėl specifike, duke u pėrdorė kryesisht pėr qumėsht e mish dhe pėr qetė e punės. Lopa e vendit prodhon nga 600-1200 litra/krerė.

            Nga njėthundrakėt dominon mbajtja e mushkės pėr fshat e pėr mal, dhe mė pak gomarit, si kafshė ngarkese. Nė pėrdorim tė gjerė pranė ēdo familje ėshtė pula e fushės, qė pėrdorėt pėr vezė e mish.    

            Pėrveē pyjeve dhe shkurreve, ėshtė e zhvilluar dhe flora e egėr spontane dhe e larmishme, qė i bėn kullotat me vlerė ushqyese pėr bagėtinė dhe mishin e tyre tė shijshėm.

            Lugina e Fterrės dhe pėr rreth saj, ėshtė zonė me faun tė egėr tė zhvilluar, ku gjėnden: derri i egėr, ujku, ēakalli, dhelpra, lepuri e deri te sorkadhja, por dhe shpendė si: thėllėza, mėllėnja e grifsha, turtulli e gjeli i egėr, skiftėri e cirko me gushkuqin e njohur etj. Ndrėsa poshtė, nė Lumė, rriten peshq tė vegjėl, kryesisht pestrova. 

 

 

 

SHĖNDETĖSIA

 

Ndihmėn mjekėsore banorėt e Fterrės e kanė pėrfituar qė nė kohė tė hershme. Tradita ėshtė e pasur. Janė pėdorė mjekime popullore me bimė mjeksore qė gjendeshin nė fshat, si hashashi, cmarteja, fletėt e arrės, shtogu, melheme e ēaje tė ndryshme, deri te ngjitja e kockave tė thyera, synetllėku, heqja e dhėmbėve tė prishur, shėrimi i bronkopleumonisė , i shytave, i sėmundjeve tė lėkurės, i dhimbjes sė veshėve, i diarresė  etj.,etj.

Ambulanca e pare nė fshat ėshtė ēelur nė vitin 1955 me njė infermier. Ndihma mjekėsore vazhdon edhe nė ditėt e sotme me ndihmėsmjeke-mami, qė kryen shėrbime mė tė specializuara nė dobi tė shėndetit.

Fteriotėt shquhen dhe pėr jetėgjatėsi, si te burrat dhe te gratė. Janė tė shumtė banorėt qė kanė jetuar mbi 100 vjeē.

Pas ēlirimit, shumė nga bijtė e bijat e fshatit vazhduan shkollat e mesme e tė larta mjekėsore brenda e jashtė vendit. Ndėr tė parėt kanė qenė Besim Elezi, Luan Dusha e Hamza Memi. Sot numėrohen  dhjetėra mjekė e punonjės shėndetėsie, me specialitete e grada shkencore, qė shėrbejnė nė shumė rrethe tė vendit.

 

 

             PAVARĖSIA

 

                       Shpallja e Pavarėsisė mė 28 Nėntor 1912 gėzoi dhe Fterrėn e fterjotėt. Pėr kėtė ėshtė kuptimplote festa qė bėnė burrat e Fterrės dhe disa gra, duke u mbledhur sėbashku nė qendėr te fshatit, pranė ish-xhamisė, te Ulliri, vetėm njė javė mė vonė, mė 4 dhjetor 1912. Pėr kėtė flasin dhe vargjet e kėnduara:

Fterjotė seē u mblodhė,

Te Kadrėmi, te Ulliri,

Shpallėn bashkimin me Vlorė,

Flamuri, ditė gėzimi. 

 

LUFTA E VLORĖS ( 1920 )

 

                   Mori pjesė dhe Ēeta e Fterrės  e pėrbėrė nga 48 burra e djem fterjotė. Komandant ēete ishte avokati, Xhafer Shehu.  Fterra i kėndoi:

O Xhafer Shehu me nam,

Me mendje si evropjan,

Kėrkon liri pėr vatan.

 

LUFTA PĖR VATANIN

 

                             Kėshtu cilėsohet  nė tė folmen e Fterrės, lufta nė vitet 1913-1914, kundėr andartėve grekė, qė ishin njerėz tė paguar, tė drejtuar nga i keqnjohuri Spiro Milo, tė cilėt pushtuan dhe bėnė masakra dhe nė Fterrė, ku u shqua pėr luftė trimėresha Mene Zhupe dhe ku ranė si dėshmorė tė lirisė 5 (pesė) burra ftrerjotė.

Ėshtė koha kur tėrė Kurveleshi vajtoi:

Gratė e Kurveleshit, shkojnė pėr nė Vlorė,

            Qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,

Me djepe ngarkuar, me foshnja nė dorė,

Qaj moj Shqipėri, ulėr moj e gjorė,… 

 

 

LUFTA ANTIFASHISTE NACIONALĒLIRIMTARE

 

              Fterra, Portė e Kurveleshit, u bashkua masivisht me Frontin Nēl. Mori pjesė aktive nė luftėn kundėr pushtuesve dhe e mbėshteti atė me tė gjitha mundėsitė reale tė tij.

Ēeta e Fterrės u krijua mė 27 qershor 1942 me 25 vetė, e cila mė vonė pati 55 anėtarė. Ndėrsa, nė formacionet partizane morėn pjesė 45 fterjotė, kryesisht, nė Brigadat: e parė, e gjashtė, e tetė, e dymbėdhjetė, e nėntėmbėdhjetė, e tjera. Familjet fterjote , edhe nė Galisht e kudo qė ishin me bagėti nė malet e Fterrės dhe tė Borshit, u bėnė baza tė rėndėsishme tė luftės partizane.

Fterra ka 6 (gjashtė) dėshmorė tė Luftės Antifashiste Nēl., si dhe 4 viktima, midis tyre 1 grua. Gjatė kėsaj lufte nė Fterrė u dogjėn nga pushtuesit 40 shtėpi.     

Meritė tė veēantė pėr organizimin e Fterrės nė Frontin Nēl. ka mėsuesi dhe komisari Hiqmet Dusha, qė u bė organizatori kryesor i tėrė veprimtarisė politike dhe luftarake pėr Fterrėn dhe fterjotėt. Dhe nė vazhdim tė tij, Mehmet Dusha e Safet Memi.

 

DISA NGJARJE TE  VEĒANTA

 

1. Fshati ynė mori pjesė me armė nė dorė nė kryengritjen e viteve 1833-34 kundeėr zbatimit me dhunė tė Reformave tė Tanzimatit. Lazo Kofina (i parė) ishte komandant i ēetės sė Fterrės dhe kėshillėtar i Zenel Gjolekės.

2. Nė mbledhjen e fshatit, mė 27 qershor 1942 tek Kroi i Bedrinit, ku i deleguar ishte Bedri Spahiu, u zgjodh Kėshilli Nacionalclirimtar me 5 veta. Kryetar u zgjodh Mehmet Ēallo. Gjatė luftės mė shumė kohė nė kėshill nė Fterrė kanė punuar Mehmet Ēallo, Safet Memi, Shaban Mita, Lame Xhama, Sherif Dusha, Neim Zani,  Bastri Dauti, Halil Mato, Qazim Gjoni, Belul Brinja, Shefqet Shkurti, Kamber Brinja, Zilfo Malo etj.

Po nė kėtė mbledhje u formua ēeta vullnetare, midis tyre mund tė pėrmendim: Shuquri Sadikaj, Dervish Shkurti, Adem Lona, Fuat Mato, Pasho Zhupa, Mustehak Ēallo, Nuri Mita, Veip Mero, Zihni Mero, Malo Malaj, Razip Gjoni, Kamber Brinja etj. Komandant i pare i cetes u zgjodh IIjaz Kofina dhe zevendeskomandant Muhedin Haderi. Pergjegjes politik u caktua Hiqmet Dusha dhe ndihmės Shaban Mita.

3. Ne vitet 1910 Nuredin Kofina me Shaqo e Neki Mitėn, Xhafer e Jashar Maton, Haxhi Gjonin, nė luftime tė ashpra nė Delvinė, vranė komandantin e bandės greke dhe e shpartalluan fare atė.

4. Nėė vitin 1913 Nuredin Kofina, Shaqo Mita, Xhafer e Jashar Mato, Veip Mero, Haxhi Gjoni e Mato Dusha e ndoqėn armikun deri ne Janinė.

5. Nė vitet 1914 Greqia sulmoi Korēėn e Gjirokastrėn. Me ta u bashkuan dhe disa shqiptarė tė Himarės, qė i ranė tė parėt Fterrės me qellim qe ta djegin e ta shfarrosin krejt. Nė keto sulme ata vranė Adem e Muēo Gjonin, Zeno Gjonin, Habil Dhulin, Lame Mehmetin, Muēo Maton, Mato Zhupėn. Populli emigroi Lumit tė Vlorės, ku ca nga tė ftohtit, ca nga uria, ca nga semindjet, u gjymtuan rendė me njerėz e mall.

              Vetem dy vjet me pas, kur u tėrhoq greku, u kthyen fteriotėt nė fshatin e tyre, ku ēdo gjė qe shkrumuar

6. Nė Luftėn e Vlorės me 1920 Fterra mori pjese me ēeten e saj me 48 burra nėn drejtimin e komandantit Xhafer Shehu .

Nė kėtė ēetė tė Fterrės bėnin pjesė: Xhafer Shehu, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Xhevdet Braho, Mustafa Mehmeti, Ismail Bezhani, Tahsin Elezi, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Esheref Mita, Nimet Mita, Shaqo Mita, Neirn Zani, Ago Dusha, Mato Dusha, Kamber Brinja e tė tjere. Dhe nė ndihmė tė tyre Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Dervish Shkurti, Ismail Haxhiu, Zilfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafo Brinja, Mustehak Ēallo, Xhemil Mehmeti, Avdul Mita etj.

 

 

CELULA E PARTISĖ

 

U krijua mė 17 korrik 1943 me katėr anėtarė, nė shtėpinė e Shaban Mitės. Pėrgjegjės i celulės u zgjodh Mehmet Dusha.

Hiqmet Dusha e Iljaz Kofina kishin kaluar nė formacionet partizane, tė cilėt deri atėhere bėnin pjesė nė celulėn e Kurveleshti tė Poshtėm.

            Nė muajin dhjetor 1943 pėrgjegjės politik u caktua Safet Memi, detyrė qė e mbajti deri nė Ēlirim.   

Nė veprimtarinė e kėsaj celule, gjatė luftės, janė shquar: Hiqmet Dusha, Iljaz Kofina, Shaban Mita, Mehmet Dusha, Eqrem Kofina, Bilal Dusha, Safet Memi, Dilaver Shkurti

 

 

 

KĖSHILLI NACIONALĒLIRIMTAR

 

U formua mė 27 qershor 1942 te Kroi i Bedrinit. Kryetar u caktua Mehmet Ēallo, detyrė qė e kreu, me pak ndėrprerje, deri nė Ēlirim. Kėshilli i Fterėrs i kreu me korrektesė detyrat e tij nė Fterrė dhe nė marrėdhėnie me fshatrat fqinje, si detyrat luftarake dhe ato paqėsore brenda e jashtė fshatit. Luajti njė rol tė veēantė nė ruajtjen dhe forcimin e unitetit tė Fterrės dhe tė fterjotėve, ashtu si dhe me fshatrat fqinje.

Si kryetarė kėshilli nė Fterrė, pėr njė kohė mė tė shkurtėr, kanė qenė edhe Bastri Dauti e Belul Brinja.

 

 

 

VATRA E KULTURES

 

Institucion kulturor i  Fterrės, nė qendėr tė fshatit, u n dėrtua pėr herė tė parė mė 1947 dhe u rindėrtua nė 1959-60. Ka shėrbyer e shėrben pėr zhvillimin e veprimtarisė kulturore. Ka patur dhe ka grupin polifonik “Fterra nė Kėngė”, i ngritur pėr herė tė parė nė 1947, pėr festėn e Kurveleshit nė Kuē, dhe i ripėrtėritur herėpashere, duke marrė pjesė nė aktivitete tė zhvilluara nė Fterrė, nė Kurvelesh e Bregdet, Vlorė e Sarandė dhe nė pese fesrtivale kombetar-folklorik, nė Gjirokastėr, ku ėshtė shquar  e nderuar pėr interpretimin e kėngės e tė valles  karakteristike labe.

Vatra e Kulturės nė Fterrė zhvillon edhe tani veprimtari kulturore.

 

 

Gazeta "Fterra jone" :

 

Gazetė periodike me karakter kryesor historik e kulturor.

Botuesit e saj janė Muzafer Korkuti, Agron Xhama dhe Guro Zeneli. Numri i parė ka dalė nė maj 1997. Nė faqet e saj pasqyrohen me korrektesė shkencore e profesionale, nė radhė tė parė,  historia e kultura e Fterrės dhe e fteriotėve, jeta dhe puna e fshatit dhe e bijve tė saj, tradita dhe edukata, bashkimi e vėllazerimi i pėrhershėm me njėri-tjetrin e me miqtė e shokėt, e kaluara mė e largėt e mė e afėrt, deri nė ditėt tona.

Gazeta ėshtė e publikuar nė internet nė faqen 'Fterra jone"

 

 

                 LIBĖR

 

    “E DREJTA ZAKONORE E LABĖRISĖ” me autor Prof. Dr. Ismet Elezi.

 

 U botua per here te pare ne vitin 1994 dhe u ribotua ne vitin 2002. QelIimi i ketij punimi ishte per te dhene nje ndihmese sado modeste ne ndriēimin me vertetesi te kultures se lashte te populIit te kesaj krahine, te pasqyruar veē te tjerash, edhe ne te drejten zakonore te saj.

Ne te trajtohen disa probleme kryesore te se drejtes zakonore te Laberise, sidomos nga gjysma e dyte e shekullit te 19-te dhe deri ne ēerekun e pare te shek. te 20-te. Ky kufizim kohor eshte percaktuar nga mungesa e burimeve te mjaftueshme per shekujt paraardhes, si dhe nga ndryshimet e plotesimet qe iu bene normave te vjetra me reformat e kesaj periudhe historike.

Gjurmet e se drejtes zakonore te Laberise filluan te mblidhen nga etnografi i njohur shqiptar Rrok Zojzi ne vitet 50-60 te shek. te 20-te. Kjo pune u vazhdua nga autori i ketij punimi ne Kurvelesh ne vitet 70-80-te.

Struktura e librit permban njohuri te pergjithshme per Laberine dhe veprimin ne hapesire te se drejtes zakonore te saj ndermjet tre urave - te Drashovices, te Tepelenes dhe te Delvines ose ne tere zonen qe shtrihet nga

lumi Vjose, Lumi i Vlores, Kurveleshi, Rreza e Tepelenes, Kardhiqi, Rrezoma, Zhulati, Himara, Bregu i Detit, Gryka e Dukatit.

Rreth percaktimit te kufijve te krahines se Laberise sillen pikepamjet e ndryshme te studiuesve shqiptare e te huaj, te cilat, veē dallimeve, bashkohen ne nje pike kryesore se Laberia eshte nje krahine ne Jug Perendim te Shqiperise, qe ka mbrojtur vetqeverisjen vendore, por shume kohe, ka ruajtur autoktonine, identitetin kombetar, gjuhen, zakonet e veta, ne lufte te vazhdueshme kunder pushtuesve te huaj, ashtu sikurse malesite e Veriut te Shqiperise. Himares iu njohen (venomet) e drejta e vetqeverisjes vendore nga pushtuesit osmane qe ne vitin 1492 e ne vazhdimesi.

Ne liber trajtohet historiku i se drejtes zakonore te Laberise, te trasheguar nga lashtesia ilire brez pas brezi, e sidomos referimi qe ben tradita gojore te Kanuni i Papa Zhulit (ne mesjete), zhvillimet e mevonshme, ndryshimet e plotesimet e tij, posaēerisht me reformat (Shartet e Idriz Sulit) (shek. XVIII-XIX) dhe deri reformat e bera ne Kuvendin e Laberise, te mbledhur ne Kuē te Kurveleshit me 28 nentor 1924.

Vend te veēante zene normat qe rregullonin marredheniet familjare e

martesore, organizimin shoqeror (organizmat e vetqeverisjes vendore ­pleqte (pleqesia), kuvendet etj.), marredheniet civile e te pronesise, detyrimet (kontratat), trashegimine, normat me karakter penal (ne menyre te veēante kufizimin e gjakmarrjes), normat me karakter procedural penal e civil, sidhe kundervajtjet administrative.

E drejta zakonore shqiptare ka nje shtrat te perbashket. Ngjasimet me Kanunin e Leke Dukagjinit jane te shumta, pa perjashtuar dallimet e veēata midis tyre.

Botimi i librit eshte pritur me interesim te madh nga opinioni shoqeror e shkencor. Per kete deshmojne 20 recensione me vleresime mjaft pozitive per botimin e pare dhe per botimin e dyte te tij.

Mbi bazen e materialit te mbledhur nga tradita gojore po pergatitet per botim Kanuni i Laberise.

Libri synon te ndihmoje ne luften per zhdukjen e ndikimit te normave te se drejtes zakonore me karakter patriarkal fisnor ne jeten e shoqerise sone, e cila tani qeveriset ne baze te Kushtetutes e te ligjeve demokratike dhe aspiron per t'u bashkuar me popujt e tjere te qyteteruar te Evropes.

Si i pari, studimi i ketij lloji per te drejten zakonore te Laberise hedh bazat per hulumtime e kerkime shkencore te metejshme nga studiuesit tane.

 

-- -- ----­

Enter supporting content here